Kryeministri Edi Rama do të mbledhë rreth orës 15:30 të ditës së sotme qeverinë, lidhur me situatën e krijuar në vend, pas shpërthimit të koronavirusit.
Pak më parë u tha se qeveria ka vendosur që të lërë pushim një prej prindërve që punojnë në sektorin publik dhe që kanë nën kujdesin e tyre fëmijë të shkollimit parauniversitar. Kjo masë bëhet me qëllim që fëmijët të mos mbeten të vetëm pas mbylljes së shkollave.
Derimë tani në vendin tonë kanë rezultuar 10 persona pozitiv me COVID-19, ndërkohë që pritet një rritje e numrit të të prekurve në ditët në vijim.
Filimisht këta persona do të mbahen në spitalin infektiv në Tiranë dhe më pas pritet që si karantinë të shërbejnë dhe ambientet e Kavalishencës në Durrës.
Derimë tani qeveria ka marrë si masë parandaluese mbylljen e shkollave për dy javë, anulimin e të gjitha fluturimeve në drejtim të Italisë, si dhe shmangien e grumbullimeve publike deri në datën 3 Prill.
Një nga pikat më shqetësuese mbetet dhe frekuentimi i transportit urban, që derimë tani nuk është parë e udhës të ndërpritet plotësisht.
9 prej personave të prekur me COVID-19 janë zbuluar në Tiranë, ndërsa një rast është zbuluar në spitalin e Durrësit.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post