06:37 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

10 ushqime të shijshme qe të ngopin dhe nuk të shëndoshin, sidomos për stinën e verës

16:54 | 16/07/2020
në Aktualitet, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
10 ushqime të shijshme qe të ngopin dhe nuk të shëndoshin, sidomos për stinën e verës

Në dietë ose jo uria e papritur dhe pa fre i ngacmon të gjithë herë pas here. Ushqimi është sigurisht shumë i rëndësishëm për trupin dhe energjinë, por edhe ky proces ka limitet e tij. Prandaj këshillohet që edhe ataket nga uria e tepërt të kontrollohen me shumë kujdes.

Ndonëse do dëshironit të konsumonit menjëherë çfarë ju del para në frigorifer, mos e bëni me çdo ushqim. Ka disa ushqime plot vlera të cilat ngopin stomakun pa e dëmtuar dhe fryrë atë. Në këtë artikull listohen disa nga këto ushqime të cilat ju ndihmojnë të ruani shëndetin dhe peshën tuaj ideale. Më poshtë i gjeni të listuara dhe të shpjeguara njëra pas tjetrës.

Kosi është padyshim është një burim proteinash që ndihmojnë në frenimin e urisë së tepërt. Rreth 150 gr kos përmban 130 kalori dhe 11 gramë proteina dhe shumë pak sheqerna apo yndyrë. Nëse ndiheni të uritur jashtë vakteve të zakonshme apo në mes të natës mund të konsumoni pa problem një gotë kos.

Supa padyshim është një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinat dhe traditën botërore. Përveç shumëllojshmërisë në përgatitje, supa këshillohet shpesh si një kurë e mirë edhe ndaj sëmundjeve inflamatore. Një supë me perime, erëza dhe lëng mishi do të ishte zgjedhja ideale për të mbushur stomakun në mënyrë të shëndetshme. Kini kujdes të mos i shtoni përbërës të tjerë si djathi apo shumë makarona në mënyrë që kaloritë të mos rriten.

Kombinimi i frutave të pyllit është i njohur për vetitë e mrekullueshme dhe shijen e mirë. Këto fruta të egra janë të pasura me antioksidantë të cilët ndihmojnë trupin të rigjenerohet. Rreth 150 gramë fruta të thata përmbajnë vetëm 90 kalori dhe 3,6 gramë fibra, gjë që është një shpëtim për organizmin tuaj. Përmbajnë me shumicë edhe një substancë të quajtur pektinë e cila ndihmon në parandalimin e zbrazjes së shpejtë të stomakut nga ushqimet.

Vezët konsiderohen si një nga ushqimet më me vlera në botë që i dhurojnë trupit shumë energji. Një vezë mesatare përmban 70 gramë kalori dhe 6 gramë proteina të përziera me një sërë vitaminash dhe antioksidantësh. Në këtë mënyrë stomaku juaj qëndron i ngopur dhe organizmi pasurohet me vlera duke mos shtuar në peshë.

Peshku është ushqimi perfekt për të mbajtur peshën e duhur, pasi është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori. Proteinat skanë aftësi t’a mbajnë trupin të ngopur më gjatë duke mbajtur nën kontroll urinë pa shkak.

Gjiza si një nënprodukt i qumështit sigurisht është e pasur me proteina. Sigurohuni të zgjidhni gjizën pa kripë në mënyrë që të mos merrni më shumë kalori nga sa duhet në trupin tuaj. Konsumimi i pak gjize të freskët do të ishte ideal për të ndaluar urinë.

Patatet mund të jenë shumë të shëndetshme nëse gatuhen në mënyrën e duhur. Përzgjidhini ato sa më të freskëta dhe konsumojini të ziera me gjithë lëkurë. Mund ti spërkasni me shumë pak vaj ulliri pak kripë dhe rigon të zi për të përfituar shumë vlera dhe shije të mrekullueshme.

Mishi i bardhë :Tek mishi i bardhë futet ai i pulës, i gjelit apo gjelit të detit. Janë të pasur me proteina dhe kanë shumë pak kalori. Prandaj gatuajini me pak vaj dhe konsumojini kur ndiheni të uritur, pasi nuk do të ndikojnë peshën tuaj dhe do t’ju mbajnë të ngopur.

Bishtajoret: E gjithë familja e bishtajorëve është një zgjedhje e mirë, por kini kujdes me gatimin e tyre. Të mbani parasysh sasinë e vajit apo kripës që i shtoni është shumë e rëndësishme. Këshillohen si një mënyrë e mirë për të qëndruar të ngopur për një kohë të gjatë.

Tërshëra këshillohet nga dietologët si një nga mënyrat më të sigurta dhe të shkëlqyera për të humbur në peshë. Jo vetëm që nuk ka shumë kalori, ky ushqim është i pasur me fibra dhe ka veti të mëdha ngopëse. Një tas tërshërë përmban vetëm 150 kalori dhe plot fibra e proteina që kanë një efekt të madh mbi frenimin e urisë.

Sa kalori duhet të konsumoni: Dietologët prek kohësh sugjerojnë disa shifra përsa i përket kalorive. Sasitë e yndyrave, energjisë apo mineraleve të tjera që njeriu merr nëpërmjet ushqimit janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e peshës së dëshiruar. Nga këto shifra për femrat rekomandohet 1300-1500 kalori për të humbur në peshë ndërsa 2000 kalori për të shtuar në peshe. Tek meshkujt shifrat janë më të larta dhe fillojnë nga 2000 kalori për të humbur në peshë ndër mbi 2500 për të shtuar.

Pas

Zbulohet identiteti i viktímës më të re në Shqipëri, kush është 21-vjeçarja që humbi jetën nga korònavirusi (EMRI+FOTO)

Para

Trágjike, humbet jetën në vendin e punës i riu shqiptar

Para
Trágjike, humbet jetën në vendin e punës i riu shqiptar

Trágjike, humbet jetën në vendin e punës i riu shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.