Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë me dije se Prokuroria ka nisur hetime të mëtejshme mbi vrasjen e protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Deda më 21 janar 2011.
Balla bën me dije se hetimi nuk do të foksusohet vetëm te ekzekutorët, por edhe te udhëruesit. Sipas tij Berisha për 10 vite me rradhë ka deklaruar hapur se ai është urdhëruesi i plumbave mbi protestuesve në 21 janar 2011.
Më tej Balla shton se në këtë ngjarje është i përfshirë dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm dhe zbatonte urdhrat e marra nga ish-kryeministri Berisha.
“Jemi informuar se Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Deda më 21 Janar 2011. Por ky hetim nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit. Sali Berisha për 10 vite me rradhë rreh gjoksin se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues. Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm zbatonte urdhërat e Sali Berishës nga tarraca e Kryeministrisë. Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 Janarit.
10 vite nga masakra e 21 Janarit, DREJTËSIA E RE duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit.”, shkruan Balla
Kujtojmë se grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg, të cilët tani ndodhen të lirë pasi e kanë shlyer dënimin./r.g
Discussion about this post