Paulina Splechta ka dokumentuar ardhjet në jetë të bebeve për katër vjet e gjysmë. Muajin e kaluar, ajo pati mundësinë për të kapur një moment shumë të veçantë për familjen Cook në Boca Raton, Florida.
Kur Catherine Cook përgatitej për të ofruar fëmijën e saj të tretë, ajo ftoi vajzën e saj 10-vjeçare, Kayla, të ishte e pranishme në lindje dhe të mbante foshnjën. Motra e madhe pranoi duke çuar në një përvojë emocionale, ku pati dhe shumë buzëqeshje, por dhe lot.
“Në momentet e para kur Kayla kapi motrën e saj të vogël, ndërsa mami, Laurie Gibbons, po vërente që foshnja të dorëzohej në mënyrë të sigurtë nga duart e motrës së madhe të Kayla-s tek duart e nënës, zemrat e të gjithëve ishin plot”, tha Splechta për HuffPost. “Ishte momenti më i ëmbël që ndaloi frymën e të gjithëve, duke parë një dashuri të tillë të pastër mes motrave që u takuan për herë të parë”.
Fotografja shpërndau një përzgjedhje të fotove nga kjo eksperiencë në një post në Facebook që ka marrë rreth 20,000 pëlqime dhe arriti mbi 2 milionë përdorues.
Discussion about this post