Në datën 15 mars të vitit 2008 një fabrikë demontimi armësh shpërtheu duke lënë mbrapa 26 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara.
Sot, bëhën 10 vjet nga data e shpërthimit tragjik në fshatin Gërdec të Vorës, ndodhur në fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, të nxjerra nga depot e rezervave ushtarake të disa zonave të vendit, shumica tunele të hapur nën kodra.
Shpërthimi i fuqishëm, që ndodhi pak pas mesditës, përveçse shkaktoi qindra të plagosur, dëmtoi dhjetëra banesa e biznese të zonës, disa prej tyre u shkatërruan totalisht.
Ende sot familjarët vuajnë dhimbjen e njerëzve të humbur e shtëpive të shkatërruara, ndërsa drejtësia ende nuk ka bërë përgjegjës asnjë ”peshk” të madh.
Madje sot në këtë përvjetor të trishtë, askush nga qeveria apo politika nuk ka shprehur qoftë edhe një fjalë ngushëlluese për këto familje.
(M.Q/Faxweb)