20:21 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

10-vjetori i pavarësisë, Bushati: Festa e Kosovës është festë e mbarë kombit shqiptar

10:28 | 17/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
10-vjetori i pavarësisë, Bushati: Festa e Kosovës është festë e mbarë kombit shqiptar

Ministri për Europën dhe Politikat e Jashtme, Ditmir Bushati iu është bashkuar urimeve me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Përmes një statusi në faqen e tij në ‘Facebook’ Bushati thotë se Kosova nga një entitet I nëpërkembur n ëish-Jugosllavi ka shënuar arritje të jashtëzakonshme.

Ai shruan se festa e Kosovës është festë e mbarë kombit shqiptarë, duke shtua se Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë vëllazërore të partneritetit strategjik.

MESAZHI
Kosova 10!

Urimet më të përzemërta Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj në 10- Vjetorin e Pavarësisë! 17 shkurti i vitit 2008 i dha jetë dëshirës së hershme të popullit të Kosovës, ëndrrës së luftëtarëve e martirëve dhe jetësoi mbështetjen e miqve e partnerëve të shumtë të Kosovës për liri, mëvehtësi, përparim e begati.

Në vetëm një dekadë, Kosova është trasformuar rrënjësisht. Nga një entitet i nëpërkëmbur dhe me të drejta të shkelura sistematikisht në ish-Jugosllavi, ajo është kthyer sot në një hapësirë demokratike, multietnike dhe multikonfesionale, e cila aspiron drejt integrimit në hapësirën euro-atlantike.

Vetem në tre vitet e fundit, Kosova është anëtarësuar në një numër organizatash rajonale e ndërkombëtare, përfshi këtu pjesëmarrjen e saj me të drejta të plota në “MARRI”, në Fondin e Ballkanit Perendimor, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si vëzhguese në Nismën e Evropës Qendrore dhe si kontribuese e angazhuar në Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor. Ne do të vazhdojmë perpjekjet tona për përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat rajonale e më gjerë, pasi përfshirja e saj është një garanci më shumë për sigurinë e stabilitetin rajonal.

Për momentin, Kosova, ashtu si i gjithë rajoni është përfshirë në një dinamike të re reformash të thella në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, avancimit të reformave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe të zhvillimit ekonomik. Përgëzojmë Kosovën për përpjekjet e saj në drejtim të përafrimit e paqtimit të shoqërive e komuniteteve në rajonin tonë, në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje në paqe e në siguri për qytetarët tanë.

Ndërsa sot përulemi të gjithë me nderimin më të thellë përpara përpjekjeve shumëvjeçare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, vlerësojmë po ashtu, mbeshtetjen e çmuar e të vazhduar të miqve e aleatëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe të gjitha vendeve që kontribuan në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë bashkëkohore evropiane.

Festa e Kosovës është festë e mbarë kombit shqiptar. Në këto 10 vite pavarësi, Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë e vëllazërore partneriteti strategjik. Projektet tona konkrete për heqjen e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimin e lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët të gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë, janë udhëzues për dhjetëvjeçarët e ardhshëm, pjesë e projektit të përbashkët evropian.

“Gëzuar për jetë e mot Pavarësinë Kosovë”!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Ditmir Bushati-Kosovamesazhi
Pas

Haradinaj befason në festën e pavarësisë së Kosovës, kujt i shërben kafe (FOTO)

Para

Vala e ndryshimeve në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i policisë së Shkodrës (EMRI)

Para
Vala e ndryshimeve në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i policisë së Shkodrës (EMRI)

Vala e ndryshimeve në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i policisë së Shkodrës (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, arrestohet autori. Njoftimi zyrtar i Policisë

Trafik narkotikësh dhe pastrim parash/ 22 të arrestuar pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC në Kosovë

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij

Gaza, akuza të ndërsjellta/ Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

‘Kumbari’ i marrëveshjeve të kokainës Kalabri-Napoli, Shqipëria i dorëzon Italisë nën pranga durrsakun e arrestuar! Trafik Holandë-Spanjë me ‘Ligën e Kampionëve’ (EMRI)

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin (EMRI)

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.