Janë gjërat e vogla dhe detajet ato që kanë rëndësi në një lidhje dashurie, ashtu si në çdo marrëdhënie tjetër në jetë! Sigurisht që rëndësia e fjalëve dhe veprave nuk zbehet sado vite të keni lidhur, por duket sikur veprimet e vogla janë ato që kanë më shumë rëndësi ! Nëse doni që lidhja juaj të jetë e shëndetshme dhe të zgjasë veç trëndafilve dhe fjalëvetë dashurisë bëni tuajat disa nga zakonet e mëposhtme të publikuara nga “Living” dhe shikoni sa prej karakteristikave më poshtë e përshkruajnë lidhjen tuaj.
- Ata qëndrojnë shpesh bashkë
Çiftet e lumtura pëlqejnë shumë të qëndrojnë bashkë. Thjesht, të dalin bashkë, i sjell lumturi dhe i bën të ndihen të bashkuar.
- Ata e dëgjojnë njëri-tjetrin
Çiftet e lumtura e dëgjojnë njëri-tjetrin. Atyre u pëlqen në fillim të kuptojnë, më pas, të kuptohen.
- Ata qeshin shumë së bashku
Një shenjë shumë e mirë në lidhje është kur partnerët qeshin së bashku. E qeshura ul nivelin e stresit dhe e bën jetën në çift më argëtuese.
- Mësim
Çiftet që kanë zgjedhur të jetojnë bashkë, kalojnë kohë duke mësuar së bashku. Ata mundohen të mësojnë gjëra të reja gjatë gjithë kohës, si edhe duke i ndarë këto mësime me njëri-tjetrin. Të mësuarit, përveçse e bën jetën më të bukur, i bën edhe partnerët më tërheqës për njëri-tjetrin.
- Pëlqim
Çiftet e lumtura jo vetëm e duan njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, ata e pëlqejnë njëri-tjetrin. Ata përqëndrohen më shumë te anët e mira të partnerit dhe kuptojnë se ato janë shumë më të rëndësishme se defektet nën lëkurë.
- Të ndarit e përgjegjësive
Çiftet e lumtura ndajnë përgjegjësitë dhe detyrat mes njëri-tjetrit. Madje, ata e ndihmojnë njëri-tjetrin edhe pa ia kërkuar.
- Shikimi
Çiftet që e duan njëri-tjetrit e shohin partnerin me sy të tjerë. Ata zbulojnë gjithnjë gjëra të reja për tjetrin, gjëra, që e bëjnë atë edhe më tërheqës, seksi, unikë!
- Ata i konsumojnë vaktet së bashku
Çiftet e dashuruara e hanë bashkë mëngjesin, drekën dhe darkën, madje edhe ndonjë ekstravakt në mesnatë.
- Mbështesin ëndrrat e njëri-tjetrit
Çiftet e lumtura mbështesin gjithnjë ëndrrat dhe dëshirat e partnerit. Madje, në shumë raste ata janë “drejtues” të këtyre ëndrrave.
- Kohëgjatësi
Lidhjet e shëndetshme zgjasin. Lidhjet e pashëndetshme, jo.