Deputeti i Partisë Socaliste ka sqaruar opinionin publik dhe mediat në lidhje me një shkrim të postuar prej tij në Facebook ku shprehej se arritja më e madhe e 100 ditëve të qeverisjes është ruajtja e tepsisë duke shtuar dhe se harruat se kush i ka sjellë e mban në pushtet.
Ndreu shkruan se disa media e individë e kanë të vështirë shkrimin shqip-shqip dhe sqaron se statusi ka të bëjë më falangat e LSI-së , pa shkollë e pa asnjë kualifikim që vegjetojnë në detyrë në qeverisjen tonë akoma sot e kësaj dite.
Statusi i plotë
Meqenese, disa media e individe e kane te veshtire perkthimin shqip-shqip, ju sqaroj qe statusi i meparshem per tepsine, ka te beje me falangat e LSI, pa shkolle e pa asnje kualifikim qe vegjetojne ne detyre ne qeverisjen tone akoma sot e kesaj dite. Ndersa vjellin vrere e pengojne zhvillimin e ketij vendi. Nje kritike kjo ndaj qeverise , por qe nuk do te thote qe ne teresi qendrimi im eshte kunder e nuk mbeshtes qeverine Rama ! Perkundrazi, statusi eshte nje kembane alarmi qe vjen nga poshte e duhet te degjohet me mire per permiresimin e qeverisjes se vendit ! (M.Q/Faxweb)