Albert Veliu i njohur për të gjithë si Babalja në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili për emisionin “Open”.
Gjatë intervistës “Babale” ka hedhur akuza në drejtim të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se e ka kërcënuar se do t’i vrasë të gjithë familjen, ndërsa shtoi se familja e tijështë kërcënuar edhe tani që është jashtë vendit.
Ndërsa u pyet për Fredi Alizotin, ai tha se e njeh e ka shok atë dhe e ka ndihmuar sepse është hallexhi. Sipas tij, zëri i audiopërgjimit nuk është i Fredi Alizotit, por sipas tij, ai po gënjen dhe manipulon.
Babale u shpreh se, i ka thënë Alizotit që nëse do e mbronte do të marrte 100 mijë lekë, dhe se vetë do ti jepte 1000 euro për familjen.
“Që të bindeni, Fredi Alizotit, merreni jepini dy birra dhe do e shihni. Ai është i alkoolizuar.”, – i pyetur lidhur me paratë e premtuara ndaj Fredi Alizotit, ai tha se me lekë nuk mund ta blejë askush dhe nuk është e vërtetë ajo që pretendon Alizoti.
Sipas Babales të gjitha janë sajesa, sepse Alizoti i kishte kërkuar 200 euro për familjen pasi janë copë copë, dhe lekët ia kishte kërkuar një të afërmit të tij për ta ndihmuar.
Pjesë nga Intervista:
Eni Vasili: Fredi Alizoti, del në një tjetër përgjim i datës 12 qershor, ku flet sërish për paratë. Ai flet me një numër që mbaron me 974 dhe i thotë. Unë po lexoj prapë se çfarë thotë Alizoti: Muhabet nuk ke degjuar në televizion ti. Po fola unë gjëra, ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i tij. E ke parasysh, dëgjon? Bëra sikur isha vëllai I tij. E kupton do merrnin nga 100-she, a e kupton ti?
Albert Veliu: Nuk është e vërtetë fare, këto janë të gjitha broçkulla.
Eni Vasili: Pastaj thonë: po këta mo burrë, po nuk ishte gjë e mirë ajo. Kupton ti, nga 100 erdhi muhabeti, prit nga 100 për 100-she. Më tha nuk marrim 200, më tha mua marrim 100. Po mirë i thash unë, mendova që po devijonte. E ke parasysh ti se çfarë tipi ka ai. I thashë une më jep një 20-çe dhe unë ika.
Albert Veliu: Motra, janë të gjitha gënjeshtra. Janë të gjitha të improvizuara, siç i thoni ju në gjuhën tuaj. Janë të montuara nga dikush. Ai nuk ka fare lidhje. Atë të vërtetë e di vetëm unë dhe ai x. Kemi 2 kampione zërash, merrini.
Eni Vasili: Alizoti thotë se ai x jam unë.
Albert Veliu: Jo është x tjetër. Ka dalë edhe një Agron Hyseni që unë nuk e kam parë kurrë në jetën time dhe unë nuk e di kush është.
Eni Vasili: Do ju pyes edhe për atë por mbarojmë njëherë me Fredi Alizotin.
Albert Veliu: Me këtë nuk kam fare lidhje. Ky është komplet i manipuluar.
Eni Vasili: Po këto janë përgjime, si është e manipuluar?
Albert Veliu: Kjo është e manipuluar dhe është diçka që lidh këtë mes. Mua nuk më interesojnë si të djathtet edhe të majtët, i pafsha të dy palet në botë tjetër. Unë e kisha me x-in gjithë këtë histori. Nuk kam punë fare me punët politike, se janë futur shofe këta.
Eni Vasili: A iu kishte thënë Alizoti që do i tregonte të gjitha nëse ju nuk do e paguanit?
Albert Veliu: As nuk është e vërtetë fare, pasi nuk i ka diskutuar me mua këto muhabete, se nuk ka shanse t’i diskutojë me mua këto muhabete. Nuk ka shanse të bisedoje këto lloj muhabetesh sepse nuk është fare i lidhur në këtë lloj historie.
Eni Vasili: A ju kishte thënë ai se në datën 1 qershor do telefononte në polici për të treguar të vërtetën e tij, se e ka bërë ai rolin e Agron xhafaj.
Albert Veliu: Nuk është e vërtetë.
(B.B/ Faxweb.al)