00:25 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

19:44 | 30/05/2025
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Të prodhosh kriptomonedha në Shqipëri përbën vepër penale.

Pavarësisht kësaj, në Tiranë u zhvillua Samiti i Cryptos për Ballkanin, ku 106 kompani nga vende të ndryshme të botës e shohin vendin tonë si “fermën” ideale për të prodhuar paranë dixhitale, bitcoin.

Emir Allen, organizator i Balkans Crypto 2025: “Këto kompani serioze të fusin rrënjët e tyre këtu për ta bërë Shqipërinë si vendi kryesor prodhues për kriptot në Ballkan.”

Ngritja e fermave ku prodhohet bitcoini bëhet afër kabinave elektrike ose hidrocentraleve, sepse të prodhosh kriptomonedha kërkon shumë energji. Por këto ferma që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale nuk janë të sigurta për shqiptarët, sepse sipas ekspertëve ato janë skema mashtrimi për personat që kërkojnë të pasurohen shpejt në kohë. Një realitet të tillë shqiptarët e provuan gjatë viteve ’90 me skemat piramidale.

Emir Allen, organizator i Balkans Crypto 2025: “Në Shqipëri është e vërtetë që bota e kriptomonedhave përdoret nga bota e nëndheshme, pasi ka disa forma që përdoren për prodhimin e kriptove. Prodhimi ilegal ka krijuar kompani të rreme. Krijon një fasadë që është e Web3 ose e kriptomonedhave, por nuk ka asnjë projekt serioz. Këtë gjë do ta quaja skemë piramidale.”

Por që paraja digjitale të prodhohet në formë të rregullt, duhet vullneti i qeverisë dhe ai i kompanive që ofrojnë sisteme të sigurta. Të prodhosh kripto, do të thotë të përfitosh.

Emir Allen, organizator i Balkans Crypto 2025: “Shqipëria do të ketë përfitime të prekshme. E para, fusha e energjetikës, pasi ne humbnim 350 milionë euro energji; minimi do të thotë të përdorësh këtë energji që më pas do të përdoret për investime dhe jo derdhje. E dyta, këta të rinj që e duan teknologjinë mund të rrijnë, të edukohen dhe të prodhojnë këtu.”

Në Shqipëri ende nuk kemi një ligj që lejon përdorimin e kriptove, e pavarësisht kësaj, numri i portofolëve të investimit nga qytetarët shqiptarë përllogaritet të jetë afërsisht 100 mijë. Kjo do të thotë që në vendin tonë jo vetëm prodhohet, por kriptomonedha edhe përdoret.

 

Pas

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

Para

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

Para
FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.