“100 vjet muzikë në Korçë”, ky ka qenë koncerti i ansamblit të harqeve me udhëheqës artistik Lorenc Radovani, koncert i cili është dhënë mbrëmë në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi, i cili ka përkuar edhe me 80 vjetorin e lindjes së dirigjentit të njohur Eno Koço. Pjesa më e madhe e kompozimeve të luajtura kanë qenë pjesë e krijimtarisë së kompozitorëve të rinj, një pjesë e së cilëve kanë mbaruar Liceun Artistik të Korçës. Për dirigjentin e njohur një koncert si ky e shumë më tepër i dhënë në Korçë, ka qenë dhurata më e mirë për të edhe për shkak të lidhjes së origjinës që ai ka me këtë qytet. Në 100 vjet muzikë Korça i ka dhuruar vendit kompozitorë që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare.
Eno Koçi: Është vëndi më i bukur për mua, në të gjitha kuptimet, dashurinë e kamme Korçën, kam shkruajtur për Korçën edhe pse nuk kam jetuar shumë në Korçë. Në dehjet e mia rrjedh gjak korçar.Rrënjët në Korçë, rrënjë edhe në Bogoshticë. Ne kështu e kemi emërtuar edhe ansamblin tonë, 100 vjet muzikë në Korçë, që në 1920 Thumanasi erdhi nga Amerika, krijoi muzikën elitare në Shqipëri, me orkestër me bandën me muzikën e tij me serenatat që krijoi me pjesët që krijoi, 1920-1925 është periudha e artë e Korçës, shumë gjëra u krijuan në atë kohë.
Lorenc Radovani: Jo vetëm ky koncert, por ne kemi 5 vite me rradhë që i organizohet ky aktivitet i titulluar 100 vjet muzikë kulte në Korçë. Bëmë një kombinim të muzikës tradicionale të autorëve të hershëm me autorët e rinj, pra jemi përpjekur të nxisim përmes tyre edhe krijimtarinë por edhe përformancën. Sigurisht që ëështë një formë për të stimuluar krijimtarinë edhe për ta ballafaquar me publikun për ta vënë në një interpretim ne nje performancë që ne përpiqemi të jetë sa më koherente. Pas viteve 90 pati një stepje, pati shumë prodhimtari, përpara viteve 90 sidomos aktivitete të tilla si Dekada e majit ku promovoheshin për një muaj rrjesht shumë institucione profesioniste dhe jo vetëm promovoheshin dhe vepra të artit të kultivuar, por pas viteve 90 sigurisht që patëm edhe ato oshilacionet tona shoqërore.
Koncert maestro Lorenc Radovani tha se qëllimi i ngritjes së këtij Ansambli ka të bëjë edhe me nxitjen e kompozitorëve të rinj për të krijuar sa më shumë të jetë e mundur muzikën shqiptare.
Ansambli i harqeve dhe jo vetëm ka kë përbërje një pjesë të instrumentistëve më të njohur të muzikës së harqeve kryesisht, muzikë e cila këto 5 vitet e fundit është krijuar nga kompozitorë shqiptarë.