Këshilli Bashkiak i Tiranës do të zhvillojë mbledhjen e fundit për këtë vit, ku do të diskutohen disa projktvednime me rëndësi, si plani urbanistik i Tiranës dhe buxheti i vitit 2017-2019. Sipas draftiti të Bashkisë së Tiranës, buxheti i vitit 2017 do të jetë buxheti më i madh i Bashkisë së Tiranës, pasi edhe në dy vite në vazhdim do të drejtohet nga Erion Veliaj.
Në buxhetin e vititi të ri bashkia ka parashikuar interest e kredisë për 1000 familjë të pastreha, po ashtu investime do të jap edhe në shkollat e universitetet e qytetit. Përsa i përket kredive të buta, për të përmirësuar dhe rritur kushtet e jetetsës për familjet në nevojë dhe në strehim , të cilat nuk janë në gjendje ekonomike dhe financiare të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose të kredive hipotekore, Bashkia e Tiranës synon të rifilloojë programin e banesave me kosto të ulët, zbatuar nga viti 2009-2013 ku marrin pjesë edhe aktorët si Minsitria e Financave, Banka Kombëtare e të tjera.
Meqënese për këtë program kanë vijuar aplikimet Bashkia e Tiranës do të marrë për sipër të vazhdojë atë duke u bazuar në burimet e veta. Për vitin 2017 është bazuar një fond prej 95 milon lekësh , më të cilin do të suvnecionohen interest për 1000 kredi të buta , që bashkia do të mbështesë gjatë këtij viti. Qytetarët aplikimin për ktë kredi duhet ta bëjnë pranë njësisë ku jetojnë, shkruan gazeta Shqiptare. Më tej dokumentet e tyre vërtetohen nga Drejtoria e Strehimit dhe ata që plotësojë kriteret shkojnë për miratim në Këshillin Bashkiak. Këto dy muajt e fundit aplikimi për rritur ndjeshëm duke shkuar numri deri më tani në 1500.
Investimët në sistemin para universitar do të të zënë 19% të buxhetit të periudhës 2017-2019. Në këtë program është parashikuar ndërtitmi i 17 shkollave, 10 shkolla 9 vjeçare dhe 7 shkolla të mesme. Po kështu Bashkia do t’i jap një vëmëndje edhe ngrohjes së shkollave.
Parashkohet edhe përmirësimi i kapaciteteve në çerdhe dhe kopshte deri në masën 10 % dhe përmirësimin e kushteve të tyre.
Dokumetat që duhet për të aplikuar për kredi të butë:
- Certifikata e lindjes së aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare.
- Vërtetim vendbanimin në bashki.
- Vërtetimi i të ardhurave neto dhe bruto, (vërtetim punësimi), shoqëruar me vërtetimin nga Drejtoria Rajonale Tatimore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
- Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë.
- Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.
- Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja.
- Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes.
- Dokumentet shtesë që kërkohen për familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar në familje, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara etj.
- Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë të përshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
- Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.
- Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
- Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë.
- Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat nën fuqi të strehimit.
- Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.
- Vendimi i gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.
- Vërtetimi përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit.
- Vërtetim nga komisioni mjekësor për përcaktimin e aftësisë së kufizuar, për individë me aftësi të kufizuar.
- Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen, kopja origjinale e vërtetimit e lëshuar nga shërbimet teknike të bashkisë.
- Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues.
- Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës etj.
- Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje.
- Urdhri i mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin).
- Vërtetim i marrë nga Qendra Kombëtare e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror për viktimat e dhunës në familje, e ngritur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
- Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore. (J.V/Shuplaka)