Një moment prekës u regjistrua gjatë ceremonisë përkujtimore të 100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore, kur një grua 101-vjeçare ngatërroi kancelaren gjermane Angela Merkel me gruan e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Ngjarja ndodhi pasi krerët e shtetit po bisedonin me banorët e qytetin Rethondes në Francën veriore ku edhe u firmos amnistia në vitin 1918, që shënoi edhe fundin e Luftës së Parë Botërore.
Pas ceremonisë dy krerët e shtetit takuan një grua 101 vjeçarare.
“Zoti Macron! Kjo nuk është e mundur sesi një grua si unë i shtrëngon duart presidentit, është fantastike”, ka thënë 100-vjeçarja.
Menjëherë më pas i është drejtuar Angela Merkel. “Ju jeni Zonja Macron” tha ajo duke e ngatërruar me Brigitte.
(J.D/Faxweb.al)