Plot 104 vite më parë do të formohej në Shqipëri për herë të parë Arma e Xhenios një nga formacionet ushtarake kyçe në ushtrinë shqiptare të krijuar pas shpalljes së Pavarësisë.
Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 104-vjetorin e krijimit të Armës së Xhenios, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i xhenierëve në mbështetje të Forcave të Armatosura dhe komunitetit.
Xhenierët kanë luajtur një rol thelbësor në përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore, operacionet EOD dhe misionet ndërkombëtare, duke kontribuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji në mesazhin drejtuar ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe punonjësve civilë artiljerë të Forcave të Armatosura, tha se “në këtë përvjetor shpreh mirënjohjen dhe respektin ndaj të gjithë artiljereve që kanë shërbyer dhe shërbejnë në radhët e Forcave të Armatosura. Artiljerët kanë treguar kurdoherë se dinë t’i ruajnë e zhvillojnë traditat e Armës duke qenë gjithmonë në ballë të sfidave dhe kërkesave të Forcave të Armatosura”.
“Në këtë kontekst, jemi në fazat finale të disa projekteve ambicioze për modernizimin e armëve, sistemeve, pajisjeve të Forcave të Armatosura, në veçanti në zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes me zjarr direkt dhe indirekt të forcave të manovrës dhe infrastrukturës kritike ushtarake e civile”, tha Kingji.
Kingji vuri në dukje se “pjesë e këtyre projekteve është edhe kompletimi i Batalionit të Artilerisë në Regjimentin e Mbështetjes me Luftim të Forcës Tokësore, me sisteme armatimi të kalibrave 105 mm dhe 155 mm, sisteme dixhitale të drejtimit të zjarrit, municione, teknikë e pajisje bashkëkohore, sipas standardeve më të avancuara të NATO-s”.
“Shpreh bindjen se efektivat e batalionit të Artilerisë në Forcën Tokësore dhe të gjithë artiljerët në Forcat e Armatosura, si trashëgues të traditave dhe përvojës së brezave të artiljerëve, do të vijojnë të punojnë me përkushtim për të zhvilluar dhe çuar më tej traditën e armës së Artilerisë”, tha Kingji.