13:03 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

105-vjetori i Pavarësisë festohet në shkollën shqipe në Gjermani, nxënësit që rriten mes dy kulturave

09:54 | 28/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
105-vjetori i Pavarësisë festohet në shkollën shqipe në Gjermani, nxënësit që rriten mes dy kulturave

Dita e Flamurit është festa që pritet me padurim nga të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo festë i bashkon të gjithë të mëdhenj e të vegjël. Shqiptarët që jetojnë në brezin e dytë a të tretë në Gjermani në Landin e NRW, punojnë e janë të integruar dhe kur vjen kjo ditë festojnë të gjithë bashkë.

Duke i rrembyer jeta e rutina e përditshmërisë, në këtë ditë komuniteti shqiptarë takohen, ritakohen dhe gjithashtu krijojnë njohje e lidhje të reja. Kjo edhe për të rinjtë të cilët megjithëse të integruar tashmë në jetën gjermane, kanë ruajtur dhe vazhdojnë të ruajnë traditat dhe kulturën e familjes e prejardhjes së tyre. Dhe integriteti i tyre është kthyer si një qëllim për të gjithë mësuesit e Shkollës Shqipe në Gjermani, që fëmijët dhe nxënësit tanë të integrohen me identitet.

Me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë në Köln ndodhej për një vizitë zyrtare edhe Presidenti i Shqipërisë Zoti Ilir Meta. Në bisedën që pati mësuesja e Shkolle Shqipe e rrethit te Kölnit Etleva Mançe e informoi Presidentin per funksionimin e Shkollës Shqipe në NRW. Zoti President shprehu mirënjohjen për punën e bërë dhe njëkohësisht edhe mbështetjen e tij.

Dita e flamurit u festua në Köln dhe fjalën e parë e kishin nxënësit e shkollës shqipe Frechen, Wesseling, Bergheim dhe Euskirchen me moton „Fol Shqip“. Këngët recitimet dhe kërcimet e tyre jehuan si një melodi e bukur në sallë, kur ata edhe një herë treguan që funksionon shumë mirë të rritesh dhe edukohesh midis dy kulturave .

Surpriza e kësaj mbremje ishte që në Weilerswist me inisiativën e nënave të Shkollës Shqipe të Euskirchenit u formua Shoqata e Grave Shqiptare-Gjermane „Nënë Tereza“. Kryetarja  e DAFV „Mutter Theresa“ znj. Afrodite Tahiri mori fjalën e rastit dhe përshendeti të pranishmit në emër të shoqatës duke falenderuar nënat inisiatore. DAFV ka si qëllim rolin e gruas dhe integrimin e integritetin e saj në një shoqeri shumë kulturore e paralele. 

Gëzuar Ditën e Flamurit përherë të bashkuar!

(E.K/Faxweb)

 

 

Etiketa: etleva mance
Pas

105 vite pavarësi, Basha: Gëzuar 28 Nëntorin, përulem para heronjëve

Para

Nicole Scherzinger: Lewis Hamilton ishte egoist, mendonte vetëm për vete!

Para
Nicole Scherzinger: Lewis Hamilton ishte egoist, mendonte vetëm për vete!

Nicole Scherzinger: Lewis Hamilton ishte egoist, mendonte vetëm për vete!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet në mënyrë dramatike. Mbi 45 përqind e qytetarëve janë larguar në 10 vite

Egjipt/ Fundoset varka në Gjirin e Suezit, 4 të vdekur

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Osmanit, kryeministri i Kosovës tregon se çfarë bisedoi me presidenten

Aksidenti i rëndë në Thumanë, policia jep detaje: Viktima, e ëma e një prej shoferëve të automjeteve!

Hamasi i përgjigjet propozimit të Donald Trump për armëpushimin në Gaza, kërkon marrëveshje që do të çojë në përfundimin e plotë të luftës

Marrëveshja për pensionet me Italinë hyn në fuqi, Drejtori i ISSH: Vertetimet nuk do të merren më dorazi

EMRI/ Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Moskonstituimi i Kuvendit/ Presidentja Vjosa Osmani pret përfaqësuesit politikë në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale

SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për dosjen “Buka”, shtyhet seanca. Ja çfarë kërkuan avokatët e Arben Ahmetajt

Rritje e lehtë në tregun e sigurimeve, sfidë zgjerimi në produktet vullnetare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.