Me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje në Pallatin e Brigadave politikën por edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë të huaj.
Në fjalën e tij, Meta tha se historia është një kujtesë për brezat, që nuk duhet harruar. Presidenti tha ndër të tjera se funksionimi i shtetit kërkon dialog të qëndrueshëm teksa shtoi se emigracioni duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi.
“Jemi mbledhur për të festuar sot sëbashku, ditën e sakrificës. Është një ngjarje që na bën të ndihemi mirënjohës pa fund. Është një moment historik që na bashkon më shumë se kurrë në luftën e lirisë dhe sovranitetit. Historia dhe vepra e Skënderbeut është sa shqiptare por edhe europiane.
Këtë ndjenjë e përjetova dhe në takimin me arbëreshët. Në këtë vit u bashkuan dy 28 nëntor të lavdishëm. Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit. Kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë. Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”, u shpreh Meta.