Në kuadër të festimet tradicionale me rastin e 14 Korrikut, rreth 11 000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen të premten në Paris.
Mësohet se gjatë paradës në Champs-Elyse në Paris, do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
“Të gjithë janë mobilizuar”, theksoi shefi i policisë, Michel Delpuech duke përfshirë këtu Brigadën e Kërkimit dhe Ndërhyrjes (BRI) “e gatshme për të ndërhyrë në çdo pjesë të kryeqytetit”.
Ndërkohë që Delpuech, refuzoi të zbulonte masat specifike të lidhura me mbërritjen e presidentit amerikan. Trump pritet të jetë të enjten në Francë. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post