12:24 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

11 dokumentet që nevojiten për të marrë leje ndërtimi për shtesa dhe banesa të reja, vetëm për 45 ditë

10:15 | 28/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
11 dokumentet që nevojiten për të marrë leje ndërtimi për shtesa dhe banesa të reja, vetëm për 45 ditë

Të gjithë që duan të marin lejë për të ndërtuar një banesë të re, apo për bërë një ndërtesa shtesë në shtëpinë ekzistuese kërkohen 11 dokumente dhe 45 ditë kohë.

Për aplikimin për leje ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2 pranë njësive të qeverisjes vendore, mund të aplikohet online. Aplikimi kryhet në faqen online “e-Albania”.  Gjithçka është me një shërbimin dhe procedura të thjeshtuara, transparente dhe të shpejta që redukotojnë barrierat administrative dhe përmirësohen praktikat e aplikimit për lejet përkatëse.

Personi i interesuar për të marë lejë dhe që do të ndrërtojë, duhet të paraqesë kërkesën për ndërtim duke plotësuar formularin elektronikisht.

Ata duhet të paraqesin dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës, zhvillimin, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta, planin e vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese, projektin e ndërtimit dhe relacionin përkatës, grafikun paraprak të punimeve dhe afatin e dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit dhe preventivin, shkruan Gazeta Shqiptare.

HAPAT E PROCEDURËS 

Kërkesat për leje ndërtimi paraqiten për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentacionit shoqërues të kërkesës për leje. Autoriteti përgjegjës vendos brenda 10 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar (sipas përcaktimeve të nenit 24, të VKMsë nr. 408, dt. 13.05.2015, “Rregullorja e zhvillimit të territorit”). Brenda 45 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi, lëshohet leja e ndërtimit. Afati është i përcaktuar në formularin e lejes së ndërtimit.

Aplikimi për deklaratë për kryerje punimesh
Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuara, transparente dhe të shpejta, reduktohen barrierat administrative dhe përmirësohen praktikat e aplikimit për lejet përkatëse. Sporteli i shërbimit me një ndalesë për veprimtaritë ndërtimore kujdeset për të gjitha marrëdhëniet ndërmjet palës së interesuar, autoritetit vendor të planifikimit dhe organeve të tjera të administratës publike që kanë detyrimin të japin mendimin e tyre në lidhje me punimet, objekt i kërkesës për leje ndërtimi apo deklaratës për punime paraprake. Ky shërbim përbën pikën e vetme të kontaktit të palës së interesuar me administratën publike në lidhje me kërkesën për leje dhe ndërhyrjen përkatëse në territor.

Dokumentet që duhet të depozitojë personi i interesuar për njoftimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh janë: Formulari i deklaratës dhe formatit të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve, dhe, sipas rastit: Dokumenti që vërteton pronësinë e tij apo të drejta të ligjshme për pasuri private ose publike, për strukturën që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi; projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të licencuar.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
1. Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formularit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve;
2. Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një investim;
3. Zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta;
4. Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese;
5. Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës;
6. Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit;
7. Preventivi;
8. Deklarata e projektuesit të licencuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit të zhvillimit, në fuqi, dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;
9. Lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet, licencat dhe autorizimet, në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit;
10. Mandatpagesa/t e tarifës/tarifave të aplikimit;
11. Kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: 11 dokumntetlejandertimi
Pas

Deputetja e PD-së kritikon Blendi Fevziun: Pseudomedia, emrat e deputetëve të djathtë që po “bojkotohen”

Para

Elvis Rroshi dhe avokati nuk paraqiten, Kushtetuesja shtyn seancën, ja se kur (DETAJE)

Para
SKANDALI/ Elvis Rroshi nuk ka lënë asnjë ditë detyrën. Vazhdon përditë të bëjë kryebashkiakun e Kavajës edhe pas shkarkimit të Edi Ramës

Elvis Rroshi dhe avokati nuk paraqiten, Kushtetuesja shtyn seancën, ja se kur (DETAJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Një në katër emigrantë do të largohet nga Gjermania

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

Tjetër masakër në Gaza, ushtria izraelite vret 59 civilë pranë qendrave humanitare

Jeta vazhdon edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

Kapet nga Policia Kufitare një shtetas në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.