Policia lokale në Itali ka gjobitur një grua të moshuar, e cila kishte shkuar në dyqan për të blerë ushqime 11 herë brenda një dite.
Ajo u gjobit me 280 euro, shumë e cila nëse nuk paguhet brenda 30 ditësh do të rritet në 400 euro.
Kjo ngjarje ndodhi të shtunën, ku sipas mediave italiane, ajo ishte mbajtur nën vëzhgim nga policia. E moshuara kishte dalë jashtë për të bërë blerje të vogla herë pas here.
Pasi e takuan dy herë, policët e kishin këshilluar që të qëndronte në shtëpi. Në herën e njëmbëdhjetë ata vendosën ta sanksionojnë atë.