Tre persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme në qytetin e shkodrës, pasi u kapën me 11 kilogramë kanabis.
Të arrestuarit janë Lodovik Vonaj, Lekë Vonaj, Hysni Skënderaj, respektivisht të moshës 33, 36 dhe 58-vjeçare, njëri prej të cilëve u kap edhe me një armë gjahu pa leje.
Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “THE WAVE”.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa dhe 1 armë gjahu.
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Seksioni për Hetimin e Narkotive në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një hetimi të mirëfilltë policor 2 mujor u finalizua me sukses operacioni i koduar “The Ëave”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L.V, 33 vjeç, banues ne Reç, Shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 e 25 i Kodit Penal.
L.V, 36 vjeç, banues në Reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 e 25 të Kodit Penal.
H.S, 58 vjeç, lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e automjetit tip Lancia, u gjetën dhe u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit H.S u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu Çifte, të cilën e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. (D.D/Shuplaka)