Partia Demokratike i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për parlamentaret e 11 majit.
Sipas kërkesës së siguruar, PD thotë se mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.
Opozita kërkon nisjen e një hetimi administrativ nga ana e KQZ-së si dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi.