Analisti Edison Ypi, pikërisht sot në 11 prill, mbas 32 vitesh të vdekjes së Enver Hoxhës është shprehur se diktatori ishte një komunist i pandreqshëm. Sipas Ypit, diktatori Hoxha i vrau të gjithë ata që i dinin hilet dhe se mund ta dëshmonin se sa i paditur ishte. Edison Ypi e përshkruan Hoxhës si atdhevrasësi, atdheshkatërruesi, atdhevarrosësi më i ndyrë që ka njohur bota dhe thekson se ishte krimb që u fesheh nën gur për dhjetra vite. Më tej Ypi ka analizuar edhe punën që bëri Partia Komunsite dhe se çfarë dëmi ju bëri shqiptarëve.
“I ashtuquajturi “elektrifikim” ishte dy llampa 40-vatëshe për çdo shtëpi. Energjinë e digave të vdekjes e shpenzoi më së shumti në hekurishten më të madhe të planetit, në furrat elektrike të kombinatit “çeliku i kurvit”, për funksionimin e të cilit, qymyrin e mori nga Polonia dhe mineralin e hekurit që ndodhet me miliarda ton në Prrenjas, e merrte në fund të botës në Brazil. Për me prodhu lesht e hamamit, një vorrezë.
E zhvilloi bujqësinë ?
Bujqësia ishte “çështje të të gjithë popullit”, por populli hante “çështjen”, ndërsa bujqësinë e hanin gjermanët dhe belgët të cilëve bqiri vrasës u shiste me çmime qesharake fruta dhe perime shqiptare që ta kishin barkun plot në prag të shpërthimit të revolucionit proletar botëror.
Arsimdashës ?
Ngriti shkolla dhe universitete për të arsimuar budallenj për të cilët Shqipëria është qendra e Universit, teoremën e Pitagorës e ka shpikur dhe zgjidhur Çajupi, Kanalin e Suezit e ka çarë tradhëtari Kadri Hazbiu.”, shkruan Ypi.
Shkrimi i plotë:
A ishte i arsimuar?
Dridhej e përdridhej të linte përshtypjen se ishte i shkolluar, por i shkalluari i pashkolluar s’mori dot asnjë diplomë.
Po i edukuar, i kulturuar, i ditur, a ishte ?
As minimalisht. Nga frika se mund ta dëshmonin sa i paditur ishte, i vrau një nga një të gjithë ata që ja dinin hilet.
I njohur në botë ?
Aspak. Për tu dukur i njohur paguante me gjakun e shqiptarëve ecejaket nga Amerika Latine dhe Azia të ca zhabulanëve, ca minj bodrumesh, ca hije humbëtirash, ca halabakë të krrupshëm të vjellshëm.
Atdhedashës ?
Ishte atdhevrasësi, atdheshkatërruesi, atdhevarrosësi më i ndyrë që ka njohur bota.
Burrë shteti ?
Miu i shtetit e mbushi vendin me spiuna, burgje, bunkera. Administratën me mjelëse, mbjellëse, korrëse, karrociera.
Trim?
Dhjetëra vite fshehur si krimb nën gur.
I Besës?
I vrau të gjithë shokët.
Ndërtimtar?
Apartamente si furriqe. Asnjë rrugë. Mender fabrika për tu gjindur kola në punë. Nën diga varrosi më tepër jetë njerëzish se metra kub beton. I ashtuquajturi “elektrifikim” ishte dy llampa 40-vatëshe për çdo shtëpi. Energjinë e digave të vdekjes e shpenzoi më së shumti në hekurishten më të madhe të planetit, në furrat elektrike të kombinatit “çeliku i kurvit”, për funksionimin e të cilit, qymyrin e mori nga Polonia dhe mineralin e hekurit që ndodhet me miliarda ton në Prrenjas, e merrte në fund të botës në Brazil. Për me prodhu lesht e hamamit, një vorrezë.
E zhvilloi bujqësinë ?
Bujqësia ishte “çështje të të gjithë popullit”, por populli hante “çështjen”, ndërsa bujqësinë e hanin gjermanët dhe belgët të cilëve bqiri vrasës u shiste me çmime qesharake fruta dhe perime shqiptare që ta kishin barkun plot në prag të shpërthimit të revolucionit proletar botëror.
Arsimdashës ?
Ngriti shkolla dhe universitete për të arsimuar budallenj për të cilët Shqipëria është qendra e Universit, teoremën e Pitagorës e ka shpikur dhe zgjidhur Çajupi, Kanalin e Suezit e ka çarë tradhëtari Kadri Hazbiu.
Naftën e kërkonte me lupë mbi hartë rrethuar nga eksperta të cilët i burgoste ose i vriste të nesërmen.
Për bërjen e Shqipërisë “shteti i parë ateist në botë” s’dinte asgjë, s’pati asnjë dijeni. Hedhja në erë e kishave dhe xhamiave dhe pushkatimi i priftërinjve e hoxhallarëve u bë me iniciativën e rinisë së Durrësit, asaj që në ’90-ën u kacavjerr nëpër anije dhe iku e gjitha në Itali.
A e donte Kosovën, kosovarët?
Kosovarët që arratiseshin prej andej dhe vinin këndej, pasi i rrihte si kafshë nëpër biruca, i kalbte nëpër burgje.
Kosovën e bëri më të largët se Zelandën e Re. Aq të njohur e bëri Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore, sa ka sot shqiptarë të Shqipërisë që të thonë se Struga ndodhet në Kosovë, Podujeva në Maqedoni, Tetova në Serbi.
Gëzohuni o shqiptarë 11 Pridhit, kësaj date kur ngordhi një vampir.
Gëzohu ti i lodhuri, i sëmuri, i internimeve e burgjeve që rrëke lotësh të nxehtë t’i çanë faqet gjatë dhjetra viteve.
Gëzohu ti o fshatar, se një copë tokë e ke.
Gëzohu edhe ti malësor, se një shtëpi e ngrite.
Falju kësaj date pridhi në këto ditë pranvere edhe ti o nostalgjik që gënjeshtra deshe, gënjeshtra kishe, gënjeshtra ke.
Lumnohu edhe ti o komunisti i pandreqshëm. Një parti kishe, tani ke disa.
Ta shpallim 11 Pridhin festë kombëtare ?
S’është nevoja.
E keni në zemrat tuaja.
(J.V/Shuplaka)