07:36 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

11 vatra zjarri në vend, qarqet me probleme

10:51 | 20/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 31 vjeçar në kryeqytet

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Tiranë, dhe Dibër.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 87 zjarrfikës me 5 automjete, 40 forca vullnetare, 30 forca të pyjores si dhe helikopterë.

QARKU SHKODËR

• Vatra e zjarrit në fshatin Lumzi, Pukë vijon të jetë ende aktive. Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë punuar, ato nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Era e fortë ka drejtuar flakët për në fshatin Lumbardhë të Fushë-Arrëzit. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Në mbështetje në orët e para të mëngjesit ka shkuar edhe një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve.
• Zjarri i rënë në afërsi të pyllit me gështenja në fshatin Reç, Malësi e Madhe është shuar nga zjarrfikëset. Sipas informacionit si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej 1 ha me shkurre.
• Zjarri në fshatin Gajtan, Shkodër, ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme por nuk ka qenë problematik pasi vatrat kanë qenë tepër të vogla në një terren tepër të thyer dhe shumë larg banesave. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë.
QARKU DIBËR
• Në vendin e quajtur Liqeni i Kallabes, në Parkun Kombëtar Lurë, ka rënë një zjarr. Për të shuar flakët janë angazhuar forca vullnetare të cilët me mjete rrethanore kanë punuar dhe kanë izoluar zjarrin. Forcat ende po vazhdojnë të punojnë për të shuar plotësisht flakët.
• Dy vatra zjarri janë riaktivizuar sërish ditën e djeshme në Ballenjë dhe në Kaptin të Martaneshit, Bulqizë. Për të shuar zjarret njësia administrative ka angazhuar forca vullnetare të cilët kanë punuar për të izoluar flakët.
• Vatra e zjarrit në fshatin Madhesh, Mat është riaktivizuar. Për shuarjen e zjarrit bashkia ka angazhuar forca e saj dhe forca vullnetare, të cilat kanë shuar atë.
QARKU BERAT
• Në Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar azilin e pleqve. Për të shuar flakët është angazhuar edhe një helikopter. Zjarrfikëset në terren kanë punuar deri në orët e mbrëmjes për të shuar plotësisht vatrat e fshehura të zjarrit. Si pasojë janë djegur rreth 3 ha me shkurre dhe pisha.
QARKU VLORË
• Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Qesarat, i cili është përhapur më pas në kullotat në fshatin Grazhdan dhe Malçan në Finiq. Për shuarjen e tij janë angazhuar 40 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 50 ha sipërfaqe kullotë.
• Në fshatin Blerimas, Delvinë, ka rënë zjarr. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me jonxhë.
QARKU TIRANË
• Në fshatin Pezë Helmës, Tiranë, ka pasur riaktivizim të një vatre zjarri dhe janë shfaqur edhe disa vatra të reja. Forcat e zjarrfikësve në bashkëpunim me ato të pyjores kanë mundur të shuajnë flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre e ferra.
QARKU ELBASAN
• Në fshatin Bulçar, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ullishte. Si pasojë e zjarrit është djegur vetëm një sipërfaqe prej rreth 2 dynym me shkurre dhe ferra.

 

 

Pas

Tiani ka filluar të kuptojë hilet e Instagramit, FOTOT e fundit një dashuri

Para

Një emision mjaft i dashur largohet nga ekrani i “Top Channel”

Para
Një emision mjaft i dashur largohet nga ekrani i “Top Channel”

Një emision mjaft i dashur largohet nga ekrani i "Top Channel"

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.