19:32 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

11 vite burg për ndërtuesin mashtrues, mori 50 mijë euro dhe pallati s’u ndërtua

09:01 | 19/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
11 vite burg për ndërtuesin mashtrues, mori 50 mijë euro dhe pallati s’u ndërtua

Xhelal Hoxha, një ndërtues është shpallur fajtor për akuzën e “mashtrimit” nga gjykata e Tiranës, kjo pasi një moskthimi të një borxhi prej 50 mijë euro të marrë në vitin 2006. Gjykata e Tiranës e ka dënuar 69-vjeçarin me  një dënim me 11 vjet burg.

Ngjarja:

Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri Hoxha është kallëzuar nga Sh. M. në vitin 2014, shkruan një portal onile. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka pohuar se në vitin 2006 për shkak të njohjes që ka pasur me Hoxhën dhe besimit se ai ishte një biznesmen i rregullt dhe i suksesshëm, i ka dhënë atij në formën e borxhit një shumë prej 50 mijë eurosh. Për ta siguruar se do t’ia kthente këtë shumë, i pandehuri i ka lënë si garanci pesë apartamente në një pallat që, sipas tij, po e ndërtonte në Golem. Për këtë fakt, ata kanë nënshkruar edhe një kontratë para një notereje. Të nesërmen, kallëzuesi ka shkuar të verifikojë këtë pronë, por nga punonjësit e hipotekës është njoftuar se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistruara në kontratën noteriale. Gjatë një takimi sqarues, Hoxha i ka premtuar kallëzuesit Sh. M. një apartament në një pallat në ndërtim në Durrës. Në vijim, pas dyshimeve se ishte mashtruar, Sh. M. ka kërkuar kthimin e parave, veprim që nuk është kryer nga ndërtuesi. Pavarësisht kërkesave të të dëmtuarit, që i pandehuri të kthente shumën e parave, i pandehuri që nga viti 2008 e në vazhdim nuk ka pranuar që t’ia kthejë shumën prej 50 000 eurosh te dëmtuarit Sh. M. Sipas dëshmisë së kallëzuesit në gjykim, pas kallzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartamente në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin. (J.V/Shuplaka)

 

 

gjykata

Etiketa: denimimashtirimindertuesi
Pas

Përgjumet shoferi, trajleri serb bie mbi banesën në Fushë-Krujë, dy të plagosur

Para

Orteku godet hotelin në Itali, ekipet e shpëtimit: “Ka shumë të vdekur” Pushuesit e vegjël alarm përmes whatsapp-it

Para
Orteku godet hotelin në Itali, ekipet e shpëtimit: “Ka shumë të vdekur” Pushuesit e vegjël alarm përmes whatsapp-it

Orteku godet hotelin në Itali, ekipet e shpëtimit: “Ka shumë të vdekur” Pushuesit e vegjël alarm përmes whatsapp-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.