15:05 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

11-vjeçari nga Shkodra: Kam lindur i ngujuar, nuk di të shkruaj e as të lexoj

21:28 | 06/12/2016
në Sociale, Te Gjitha
0
11-vjeçari nga Shkodra: Kam lindur i ngujuar, nuk di të shkruaj e as të lexoj

Arbeni nga fshati Vrakë i Shkodrës është  11 vjeç, por nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë. Kjo sepse ai ka frikë të dalë nga shtëpia pasi “është në gjak”.

Historia e të voglit Arben u bë publike në emisionin “Fiks Fare” të televizionit Top Channel.

“Unë e kuptoj këtë situatë. Kam frikë nga gjakësi, se njeriu frikë për jetën ka”, janë fjalët e 11-vjeçarit.
Për shkak të gjakmarrjes 25-vjeçare, familja Gjonluli është sulmuar disa herë me armë zjarri.

Gjyshi i Arbenit, Marku tregon historinë se si nisi kjo gjakmarrje.

“Djali im vrau një kushëri. Edhe pse ai vuan dënimin, familja jonë qëndron e ngujuar. Disa pjesëtarë kanë ikur jashtë shtetit. Frika më e madhe është për nipin 11-vjeçar. Edhe kur shkojmë për të mbushur ujë, qëndroj tek cepi i ferrës për të parë nëse kalon gjakësi”, thotë Marku, ndërsa shton se më mirë të vrasin atë.

“Unë jam i vjetër dhe nuk i duhem as dreqit”, vijon Marku.
Shefi i krimeve në Policinë e Qarkut Shkodër, Genti Berberi, thotë se nga statistikat e fundit janë 47 familje të ngujuara dhe 12 fëmijë që nuk shkojnë në shkollë për shkak të këtyre problemeve.

Ndërsa në Drejtorinë Arsimore Shkodër, inspektori Entri Çaku pohon se ky institucion ka identifikuar 5 fëmijë të ngujuar dhe u ofron atyre mësim.

topi

Pas

Njohuritë bazike shkollore, nxënësit shqiptarë ndër të fundit (RAPORTI)

Para

Konventa e LSI-së, drejtori i “Asllan Rusit” i nxin syrin punonjësit (VIDEO)

Para
Konventa e LSI-së, drejtori i “Asllan Rusit” i nxin syrin punonjësit (VIDEO)

Konventa e LSI-së, drejtori i “Asllan Rusit” i nxin syrin punonjësit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari.

Publikohen rezultatet e fazës së parë për drejtuesin e BKH, 7 kandidatë kalojnë më tej

Matura 2025: Dalin rezultatet e Matematikës, 97.39% e maturantëve kalojnë provimin

Përplasje mes dy anijeve në portin e Igumenicës, pa të lënduar

Tiranë/Arrestohet shoferi që përplasi 3 fëmijë me monopatina,konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA, vendimi final i mbetet SNSC-së

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Mashtronte gra në emër të një shoqate bamirësie për të marrë kredi, arrestohet 33-vjeçarja

Ilir Meta kërkoi lirinë, togat e zeza të GJKKO-së tërhiqen për vendim

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.