Zbardhen detaje nga milionat që Qendra Spitalore Universitare do të shpenzojë për sigurimin me rojë.
Sipas ”Open Data” janë planifikuar 110 milionë lekë për roje por pa garë. Pra jo tender, vetëm negocim të drejtpërdrejtë për 72 ditë shërbim.
”11 milion lek të reja negocim i drejtpërdrejtë për të siguruar roje privat për 72 ditë, për QSUT, qendra më e madhe shëndetësore në Shqipëri.
Kjo vlerë për 72 ditë. Pse pa garë / prokurim. Një histori e gjatë anulimesh me arsye edhe qesharake si llogaritje gabim e fondit limit (nga vetë autoriteti prokurues)
QSUT është institucioni me vlerën dhe përqindjen më të lartë të vlerës së kontraktuar me negocim të drejtpërdrejtë.”, shpjegon Aranita Brahaj.
Discussion about this post