Në moshën 110-vjeçare, Viola Ford Fletcher, e mbijetuara më e vjetër e Masakrës së Tulsës, hodhi votën e saj në Oklahoma për Zëvendës-Presidenten Kamala Harris.
“Është shumë e rëndësishme të votosh dhe për këtë unë ndjehem shumë mirë,” tha Fletcher, e cila është një nga votueset më të vjetra në shtetin e saj.
Fletcher, e shoqëruar nga nipërit e saj, Ike Howard dhe Tracey Flemons, votoi në një qendër votimi në Tulsa, në një dhomë të quajtur “Greenwood” emri i lagjes së zeze që u shkatërrua gjatë masakrës racore.
Greenwood, e njohur si “Wall Street-i i Zi”, ishte vendi i një nga momenteve më të tmerrshme të dhunës racore në historinë e SHBA-së.
Lesie Benningfield Randle, një tjetër e mbijetuar nga ajo masakër, tashmë në moshën 109-vjeçare votoi javën e kaluar me postë për Harris. “Nuk e di edhe sa jetë do të kem.