Rreth 100 familje rome në fshatin Drizë në Fier janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike dhe Kempit. Prej 6 muajsh, 12 familje shumëanëtarëshe janë penalizuar duke mos u përfshirë në këtë skemë.
Sipas kryeplakut të këtij fshati Panajot Alushi kjo ka ndodhur për shkak te mosinformimit në kohë nga punonjesi social.
“Pjesa tjetër është penalizuar për 6 muaj, arsye që nuk i ka njoftuar në kohë administratori në kohën e duhur. I ka penalizuar, janë paraqitur në tetor ndërsa ai i ka njoftuar më datë 16, kur ishin penalizuar nga sistemi. Babai im është penalizuar që në korrik, nuk është njoftuar në kohë. Ka edhe shumë familje të tjera të penalizuara. Disa janë arratisur në Durrës që lypin, flejnë jashtë për të siguruar bukën e gojës. Do dalim në protestë”– ka thënë ai.
Ndërkohë përballë kësaj situate këto familje janë duke u përballur me kushte mbijetese.
“Kanë 2-3 muaj që i kanë ndërprerë, për arsye se nuk vajtëm ne njëherë të firmosim. Po harruam kur kishim datën. Vajtëm atje dhe ata thanë në dhjetor. Ushqehemi me kanaçe. Ca ndihme, 40 mijë lekë në muaj. Do hamë apo do paguajmë korrentin”- tha një prej tyre.
“Ky është diskrimini i plotë i ketij komuniteti” ka thene Alushi teksa ka theksuar se nese kjo situate nuk do të marrë zgjidhje të menjëhershme, do të ketë protestë dhe çështja do te ndiqet nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.