Që prej 23 qershorit Biblioteka Kombëtare, institucioni me i madh I librit në vend, ka shpallur gjendjen e emergjencës.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat për të flout për detajet në lidhje me përmbytjen e institucionit që ajo drejton.
“Në orët e para të 23 qershorit, ne ambientet e bibliotekës kishte hyrë uji. 12 mijë njësi të prekur nga përmbytjet. Po punohet për tharjen e tyre. Në video tregohet menyra sesi po punohet për tharjen e librave. Mënyra e ndjekur për të tharë librat, nuk dëmtojnë fletët e librit.As unë dhe askush deri tani nuk e ka këtë ekspertizë së nga çfarë u shkaktua kjo përmbytje. Presim përgjigje nga institucionet. Bibloteka është jashtë standardit për të ruajtur nga uji dhe jemi në gjendje alarmante.”
Deri ne datën 30 qershor, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur, duke mos ofruar asnjë shërbim per qytetaret.
(M.Q/Faxweb)