13:13 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

12 shqiptarë, 8 italianë. Goditet banda e drogës në Breshia, në trafik e përfshirë edhe Holanda

09:36 | 29/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
12 shqiptarë, 8 italianë. Goditet banda e drogës në Breshia, në trafik e përfshirë edhe Holanda

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në Itali, ku me stë arrestuarve ka edhe shqiptarë. Policia italiane ka kryer një operacion masiv kundër trafikut të drogës në qytetin e Breshias.

Bëhet fjalë për tonelata marijuanë dhe kilogramë kokainë që vinin nga jashtë, me qëllim arritjen e tregut të Breshias në Itali, shkruan “Qui Brescia”

Pas disa muaj hetimesh, karabinierët të koordinuar nga Prokuroria e Breshias zbatuan 20 urdhër-arreste, mes të cilëve 16 u kapën ndërsa të tjerët janë ende të arratisur. Bëhet fjalë për 12 shqiptarë dhe 8 italianë. Në mesin e 8 italianëve është edhe një grua.

Është një organizatë kriminale që importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleve dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016. Kështu në “rrjetën e peshkut” përfunduan korrierë e tregtarë të drogës. Nga Holanda shkonin drejt Italisë kilogramë kokaine në çdo udhëtim.

Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë se si droga vinte nga veriu i Europës në Breshia me aeroplan, më pas ngarkohej nëpër automjete, madje edhe në kasetefonin e makinave. Pasi mbërrinte në Breshia furnizonte të gjithë tregun. Ndërsa për marijuanën, “QuiBrescia.it” shkruan se vinte nga Shqipëria nëpërmjet skafistëve. Niseshin me gomonet plot dhe mbërrinin në Kalabri, nga ku korrierët e çonin drogën deri në veri të Italisë.

 

Pas

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Vezaj: Të emërohet i ri, jo “bjonde e barcoletave” dhe prokurorë që kanë “shkëlqyer” në përgjimin e institucioneve

Para

Ulet niveli arsimor në vend, rritet numri i personave me arsim 8/9 vjeçar, bie ai me arsim të lartë

Para
Ulet niveli arsimor në vend, rritet numri i personave me arsim 8/9 vjeçar, bie ai me arsim të lartë

Ulet niveli arsimor në vend, rritet numri i personave me arsim 8/9 vjeçar, bie ai me arsim të lartë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mashtronte qytetarët për t’iu marrë para duke u prezantuar me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Zhvillohet faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, puna vazhdon intensivisht

Fier Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvillon takim me administratorët e rinj të njësive administrative të bashkisë

Skandali i “Bankers”: Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit, ambasada kineze përjashtohet nga seanca

SHBA, protesta kundër urisë në Gaza para hotelit të Trumpit në New York

Netanyahu mesazh shefit të Shtabit të Përgjithshëm: Dorëhiqu nëse pushtimi i Gazës nuk është i përshtatshëm për ty

Financial Times: Ekspertët bërthamorë iranianë u dërguan me mision sekret në Rusi vitin e kaluar. Vizituan institutet ku prodhohen materiale për armët nukleare

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq për tre vepra penale

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.