23:26 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës për…

22:37 | 11/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës për…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka folur edhe për çështjet e ish-ministrit Tahiri, ku ai shprehet se është thjesht show.

Bardhi thotë se Rama është pengu i Tahirit dhe se gjithçka bëhet sepse Rama do të shkojë në Gjermani.

“Edi Rama është peng i Saimir Tahirit. Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e zyrtarëve të përfshirë në këtë dosje, përfshirë edhe Saimir Tahirin, Edi Rama përdor prokurorinë për të bërë një lëvizje.”

Gjithashtu Bardhi shprehet se të gjithë luajnë rolin e mbrojtësit për ish-ministrin e Brendshëm.

Më tej, Bardhi thekson se një person që është i dënuar me 12 vite burg, paraqet rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.

“Ne e kemi bërë të qartë dhe koha po na jep të drejtë se gjithë ai proces gjyqësor dhe sjellja e Prokurorisë me çështjen e Saimir Tahirit është një show. Pra janë në rol Saimir Tahiri, Prokuroria dhe Gjykata. Janë në të njëjtin rol, atë të mbrojtjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pretencën 12 vjet burg nga prokuroria e shoh në të njëjtën logjikë apo linjë veprimi siç ishte edhe kërkesa për arrestim. Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e zyrtarëve të përfshirë në këtë dosje, përfshirë edhe Saimir Tahirin, Edi Rama përdor prokurorinë për të bërë një lëvizje.  

Pak ditë përpara takimit të shkuar me kancelaren Merkel, nxiti prokurorinë të bënte gjoja sikur kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit dhe pas takimit e pamë të gjithë se nuk ndodhi. Në të njëjtën formë po vepron edhe tani.  Dua të sjell në vëmendje se të kërkosh për një person 12 vite burgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe personi të jetë në gjendje të lirë, kjo ndodh për herë të parë në 30 vite. Nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohen 12 vite për një person, që tregon se ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, pra ka mundësi të prishë prova, dhe ai të gjykohet apo të hetohet në gjendje të lirë. Pra, e gjitha kjo është një show. E kemi thënë që në fillim, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, për shkak të dosjes së  vëllait të tij, dosjes “Xibraka”./oranews/

Pas

Zuri vendin e Berishës/ CV-ja e deputetit ‘tërbon’ rrjetin, i dënuar për ‘shpifje’ dhe “keqpërdorim të thirrjeve telefonike”

Para

“Një nga mjekët u arratis”, Isuf Kalo hap ‘bllokun’: Enveri kishte në dorë disa gjëra që i ka vetëm Zoti

Para
“Një nga mjekët u arratis”, Isuf Kalo hap ‘bllokun’: Enveri kishte në dorë disa gjëra që i ka vetëm Zoti

"Një nga mjekët u arratis", Isuf Kalo hap 'bllokun': Enveri kishte në dorë disa gjëra që i ka vetëm Zoti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.