Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e fundit eliminatore të kampionatit botëror për muajin shtator. Në fushën e blertë, vec ndeshjeve Shqipëri-San Marino dhe Kosovë-Spanjë, do të ketë edhe takime tërheqëse të përfaqësueseve më prestigjoze.
Italia, kampione e Europës, pasi dy barazimesh radhazi ndaj Bullgarisë dhe Zvicrës nuk ka rrugë tjetër veç fitores në duelin ndaj Lituanisë në shtëpi. Pavarësisht mungesave të Verratit dhe Pellegrinit në mesfushë, Mancini mund të mbështetet te tjerë emra cilësorë që mund ta udhëheqin Italinë drejt suksesit në këtë sfidë.
Vëmendjen më të madhe e merr sfida tjetër e grupit “I” mes Polonisë dhe Anglisë me “Tre Luanët” që në rast suksesi mund të hipotekojnë kualifikimin në Botërorin Katar 2022 ndërkohë që Polonia nëse fiton në këtë sfidë mund të rindezë shpresat për të tentuar edhe vendin e parë në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Gjermania do të tentojë fitoren e 3-të radhazi me Hansi Flick në stol në transfertën ndaj Islandës, ndërkohë që Maqedoni e Veriut-Rumani është një sfidë mes dy skuadrave të barabarta në cilësi që luftojnë për vendin e dytë në grupin “J”.