Zbulimi parcelës së kanabisit në repartin ushtarak të Zall Herrit është një tjetër ngjarje që ndjek rrjedhën e skandaleve në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se për këtë rast ka pasur bashkëpunim dhe me policinë ushtarake.
Ministri thekson se puna do të vazhdojë, ku tregon se të përfshirë në këtë megaoperacion janë të përfshirë 6 mijë forca të policisë.
Balla: Dua t’ju bëj me dije se në rastin e operacionit që ne kemi ndërmarrë kundër kultivimit të lëndëve narkotike, rasti në fjali kemi pasur bashkëpunim edhe me policinë ushtarake. Në atë koordinatë kemi vepruar të dyja edhe policia e shtetit dhe edhe policia ushtarake.
Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi rezultate të mira në këtë megaoperacion ku janë përfshirë 6000 forca të policisë së shtetit edhe policia ushtarake. Puna vazhdon.