Igumenica dhe droga janë bërë dy emra të pandashëm nga njëri-tjetri, ku edhe një herë tjetër policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge. Bëhet fjalë për 125 kilogramë marijuanë.
Mediat greke bëjnë me dije se shoferi i automjetit që transportonte lëndën narkotike ishte një 40-vjeçar grek. Droga ishte e ndarë në 30 pako dhe besohet se vinte nga Shqipëria.
Ndërkohë, policia ka ndaluar dhe një mjet të dytë që shërbente për kontrollin e rrugës. Edhe drejtuesi i këtij mjeti u arrestua gjithashtu. (D.D/Shuplaka)