20:25 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

1295 biznese të penalizuara në Shkurt, forcohen kontrollet tatimore…

21:11 | 12/03/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
1295 biznese të penalizuara në Shkurt, forcohen kontrollet tatimore…

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se  mbetet e angazhuar në luftën për parandalimin dhe goditjen e informalitetit. Në zbatim të Planit Operacional, për periudhën 5 shkurt – 11 mars 2018, Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar më shumë se 4,143 tatimpagues, nga të cilët 1,295 u penalizuan për shkelje të legjislacionit tatimor, ndërsa rreth 20%  e tyre u penalizuan pasi nuk dispononin mallra të shoqëruara nga dokumentacioni tatimor.

Numri total i subjekteve të bllokuara në këtë periudhë ishte 63, nga të cilat 50 si subjekte të paregjistruara dhe 13 për moslëshim kuponi tatimor (rasti i dytë).

Gjatë fundjavës së kaluar, Drejtoria e Hetimit Tatimor angazhoi strukturat në varësi të saj për kontrolle në territor. U realizuan 299 kontrolle dhe u evidentuan 126 shkelje ose 42%  e tatimpaguesve u gjobitën.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se zbatimi i këtij plani operacional do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të përqendrohet në verifikimin e subjekteve për :

 

  • Verifikimin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen apo transportohen.
  • Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor.
  • Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.
  • Verifikimin dhe deklarimin e punonjësve në organet tatimore.
  • Kontroll për dokumentimin e pronësisë së ambjentit të ushtrimit të aktivitetit dhe të mjetit të transportit.
  • Të tjera verifikime që mund të dalin të nevojshme gjatë ushtrimit të kontrolleve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin në mënyrë vullnetare të gjitha detyrimet ligjore, si dhe të denoncojnë aktet e abuzimit nga ana e administratës tatimore, përfundon njoftimi i tatimeve.

Burimi: Monitor

Pas

Vdes ekonomisti i Aushvicit, mori mijëra jetë dhe i shpëtoi burgut

Para

“Teatri”, reagon Berisha: Turp dhe vetëm turp!

Para
“Teatri”, reagon Berisha: Turp dhe vetëm turp!

“Teatri”, reagon Berisha: Turp dhe vetëm turp!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbështetja e aleatëve për Kievin, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës përshëndet ‘fazën e re’

11 të vdekur nga përleshjet jashtë stadiumit të kriketit në Indi

Mekaniku u plagos rëndë pasi i ra mbi trup pllaka e ferrokromit, Inspektorati Shtetëror i Punës i vendos shiritin e bllokimit kompanisë “AlbChrome”

“Nuk duan paqe ata që veprojnë si terrorista”/ Putin pas sulmeve: Kievi kërkon pushtet

Gjermani/ Deutsche Welle: Numri i incidenteve antisemite po rritet ndjeshëm, 8627 incidente në 2024

E bujshme nga Italia/ Donnarumma mund të largohet nga PSG pas fitores së Champions-it, tre gjigantë europianë në garë

Gjermania dhe Portugalia kërkojnë finalen e madhe, trajneri vendos për Ronaldon. Mësoni formacionet zyrtare

Von der Leyen: BE gati të vendosë sanksione ndaj Rusisë në të njëjtën kohë me SHBA

“Serbia e di rrezikun”, Rusia qorton sërish Beogradin për furnizimin e Ukrainës me armë: Të merren masa për…

Evakuimi më i madh në Këln nga Lufta e Dytë Botërore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.