20:44 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

13 Bashki nuk paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit, mbi 100 milionë Euro fatura e prapambetur

12:21 | 31/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
13 Bashki nuk paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit, mbi 100 milionë Euro fatura e prapambetur

Duket e çuditshme po në vendin tonë të gjitha mund të ndodhin. Institcuionet shtetërore të cilat do të duhet të ishin pararojë në respektimin e ligjeve dhe detyrimeve shpeshherë janë bërë pjesë e abuzimeve.

Kështu rreth 13 bashki në vend nuk kanë paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore për punonëjsit e tyre.

Duke qenë se pjesa më e madhe e borxhit të krijuar prej tyre ka të bëjë me mosderdhjen e sigurimeve shoqërore, atëherë edhe impakti social mbetet një çështje e mprehtë dhe me pasojë direkte në skemën e pensioneve.

Dhjetëra e qindra punonjës në këto institucione, sot gjenden përballë faktit se kanë punuar në të zezë. Vitet e humbura janë para së gjithash mungesë kontributesh, që do të reflektohet në momentin e përllogaritjes së pensioneve, shkruan ‘’Panorama”.

DETYRIMET

Në mesin e bashkive që janë klasifikuar si debitore bëjnë pjesë Himara, Përmeti, Tepelena, Kavaja dhe Kruja. Referuar listës së publikuar nga tatimet, ajo që bie në sy është viti i krijimit të këtyre detyrimeve. Një pjesë prej njësive të qeverisjes vendore janë të zhytura në borxh që prej 2015-s. Por ka edhe nga ato që janë më të hershme, konkretisht, Bashkia Poliçan, e cila rezulton me detyrime të pashlyera që prej 2012-s.

Ndërkohë, ato të cilat e kanë filluar këtë histori informaliteti në 2017, janë bashkia e Himarës dhe Krujës.

MASAT

Është lehtësisht e kuptueshme se reforma territoriale e ndërmarrë dy vite më parë, dhe e trumbetuar fort si sukses nga kjo qeveri, nuk ka dhënë frytet e pritshme. Përqendrimi i pushtetit lokal në më pak njësi nuk i ka bërë vendorët me të fortë financiarisht. Sipas të dhënave të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, 9 prej bashkive janë klasifikuar me statusin e debitorit, fill pas aplikimit të ndarjes së re territoriale.

Nga institucionet shtetërore shihet se ka një mungesë korrektese për pagat e sigurimeve nga ndërmarrjet e ujësjellësit, bashkitë dhe disa agjenci rajonale. Administrata Tatimore nuk ka bërë publike faturën që kanë në ngarkim secili prej këtyre institucioneve, por ka paralajmëruar mbledhje me forcë të çdo qindarke nga ky detyrim.

Nisur nga situata kritike, më herët, edhe Ministria e Financës ka miratuar një plan veprimi, i cili i detyron bashkitë të mbyllin këtë kapitull deri në fund të vitit 2018. Vitet e fundit kanë sjellë një përkeqësim të borxhit tatimor. Nuk bëhet fjalë për vlera modeste, por për shuma që kanë sjellë “shkundje” të arkës.

Mbi 100 milionë euro është fatura e llogaritur deri në fund të 2016, pikërisht prej mospagesës së kontributeve për trupën e punonjësve. Të dhënat janë raportuar nga Drejtoria e Tatimeve, e cila, në mënyrë të vazhdueshme, ka tërhequr vëmendjen për këto borxhe që janë një njollë e zezë për bashkitë dhe jo vetëm.

 

Etiketa: bashkite ne vendborxhidetyrimetsigurimet shoqerore
Pas

Dy shpërthime pranë uzinës së kimikateve në Hjuston, numri i viktimave shkon në 37 (VIDEO)

Para

Takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel, arrihet marrëveshja mbi drejtësinë

Para
Takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel, arrihet marrëveshja mbi drejtësinë

Takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel, arrihet marrëveshja mbi drejtësinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.