Drejtësia spanjolle njoftoi sot hapjen e një hetimi për “vrasje nga pakujdesia” pas zjarrit të ndodhur të dielën në një klub nate në Murcia (juglindje), ku humbën jetën 13 persona.
Një hetues nga gjykata e Murcias “do të vendoset në krye të hetimit me qëllim të konstatimit të fakteve dhe përcaktimit, sipas rastit, të përgjegjësive penale”, tha gjykata në një deklaratë.
Dy klube nate të shkatërruara nga zjarri vdekjeprurës u zbulua se funksiononin pa licencë një vit më parë dhe u urdhëruan të mbylleshin, thanë sot autoritetet lokale.
Nuk është e qartë pse klubet u lejuan të vazhdojnë të funksionojnë pas këtij rekomandimi. Zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës ishte më vdekjeprurësi në dekada në Spanjë.
Zjarri preku tre klube nate ngjitur në Atalayas, në periferi të qytetit, por dy prej tyre “Teatre dhe Fonda Milagros” ishin më të goditurit. Shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura.