Ish deputeti Ervin Salianji në një intervistë për Fax News, foli mbi aktualitetin politik në vend dhe për zgjidhjen e krizës.
I pyetur për zgjedhjet e 13 tetorit, datë kjo e caktuar nga presidenti Ilir Meta, Salianji u shreh se kjo daë ka rënë, por shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, më një qeveri tranzitore.
“Të vetmet zgjedhje që do të jenë, do të jenë lokale dhe të përgjithshme shumë shpejt. PD e njeh 13 tetorit si datë të ligjshme, por ne kemi kauzën me krijimin e standarteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me qeveri tranziotore, pa Ramën. Në këtë kuptim e vlerësojme përpjekjen e presidentit të Republikes, por për shkak të abuzimit të KQZ-së, 13 tetori ka rënë, por zgjedhjet e lira do të jenë shumë shpejt.”- u shpreh Sailanji.
Për sa i përket një dokumenti që ka qarkulluar në media, i cili pretendohet se ka dalë nga zyra e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ish-deputeti deklaroi se nuk i duket si një qëndrim i kryetarit të opozitës.
“Nuk më duket se është një qendrim i kryetarit, unë i vlersoj mediat edhe kur janë kritike ndaj opozitës, por pa diskutim letra që ka dalë në publik, tregon disa të vërteta që Edi Rama paguan shpërblen, gazetar dhe media të caktuara, për të deformuar të vertëtn dhe për mos ti shërbyer interesit publik. I vetmi kryeredaktor mediava është Edi Rama. Nuk besoj se e ka bërë Partia Demokratike. Shoh një hapsirë të pamasë që PD i ka dhënë mediave.”- deklaroi Salianji.
I pyetur për qëndrimet kritike të ish figurave të larta të Partisë Demokratike, ndaj Bashës, Salianji u shpreh se ato nuk kanë ide, por kanë inate.
“Nuk i di qëllimet, por shoh veprime që kanë kthyer disa personazhe të cilët janë shpërblyer shumë nga demokratët kur kanë qenë në pozicione, tani që nuk janë në pozicione kanë kritika personale, nuk kanë ide, kanë inate. Objektivi kryesor është largimi i Ramës, si një mundësi për ti hapur rrugë ndryshimeve të mëdha.”- perfundoi Salianji.
(M.Q/Faxweb.al)