Është rritur sërish bilanci tragjik, nga aksidenti i pasdites së sotme në autostradën Shkup-Tetovë, ku një autobus udhëtarësh doli nga rruga.
Në një prononcim për mediet, ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, tha se numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 13, ndërsa rreth 40 persona po mjekohen në Spitalin e Shkupit.
Sipas të njëjtave informacione dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë plasja e gomës së autobusit, e për pasojë autobusi ka dalë fillimisht në krahun tjetër të autostradës, e më pas ka përfunduar duke u rrokullisur jashtë rruge.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të të gjitha shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post