Ditën e sotme LSI-ja kujton 13-vjetorin e themelimit të saj. Në këtë ditë kryetarja e Partisë Monika Kryemadhi e shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të kësaj force kanë qenë të pranishëm në një zonë të kryeqytetit për të mbjellë pemë.
Në fjalën e saj Kryemadhi u shpreh se LSI-ja është e vetmja forcë që është në mbështetje të interesit të qytetarëve dhe se do të jenë zëri i tyre në Parlament.
“Lufta politike në Parlament është e rëndësishme, grupi parlamentar do të jetë aktiv me iniciativa e nisma ligjore që do të t’i shërbejë dhe qeverisë shqiptare, që me skemën e re që është paraqitur kemi një qeveri të vogël po që do të ketë korupsion të madh. Lufta e LSI do të jetë një luftë jo vetëm frontale por dhe me nisma në Parlament.
LSI solli një ndryshim në politikën shqiptare, solli një angazhim të ri edhe për rininë e vendit. Ne mendojmë që në çdo përvjetor të jemi pjesë e përgjëgjësisë sociale.
Ne u rritëm si forcë politike, u rrit me të rinjtë por edhe me sfidat. Sigurisht që edhe kemi gabuar, po kemi mësuar nga gabimet tona. Qeveria e prezantuar nga kryeministri i djeshëm është më e vogël po që e sigurt me korrupsion të madh”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.
(E.K/SHUPLAKA)