Janë bërë 13 vite nga tragjedia e 9 janarit të 2004-ës ku kumbën jetën 28 persona por familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi për këtë ngjarje. 13 vite më parë një gomone u nis nga me 36 persosna në mënyrë të fshehtë nga brigjet e Palasës në jug të vendit drejt Italisë. Ky udhëtim do ju kushtonte jetën 20 shqiptarëve ndërsa 8 të tjerë do të zhdukeshin në mënyrë misterisoze për të mos u gjendur më kurrë. Kryetari i Shoqatës “9 Janari”, Nikoll Mhilli tregoi se të gjithë familjarët janë të zhgënjyer nga drejtësia për këtë ngjarje. Sipas tij përgjegjësit e vertëtë nuk janë dënuar ende dhe kjo çështje është mbajtur peng nga politika.
“Jemi të zhgënjyer edhe sot mbas 13 vitesh për mos zbardhjen e të vërtetës për tragjedinë e 9 janarit 2004 ku humbën jetën 28 persona. Pëegjegjësit e kësaj ngjarjej nuk janë dënuar ndërsa kjo ngjarje ndodhet në dosjen penale dhe civile që gjendet në fashikujt e prokurosië dhe gjykatës. Po nuk është tentuar apo gjykuar të zbardhet. Për 13 vite është mbajtur peng nga politika. Shpresojnë që reforma në drejtësi të ndihmojë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, theksoi ai për një portal online. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post