Dita e sotme është një ditë e rëndësishme për Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi janë mbushur plot 13 vite nga themelimi i saj.
Pas fjalës përshëndetëse të Kryemadhit, një tjetër eksponent nga LSI-ja kujton themelimin e kësaj force politike.
Dritan Ylli kujton se si ka qenë të nisje në një projekt të ri politik duke përmendur ditët e para të LSI-së.
Sipas Yllit, koha e ka vërtetuar se vendimi për themelimin e LSI-së ka qenë i drejtë, ndërsa kujton rëndësinë e opozitës.
“Si sot 13 vite me pare, kam pasur fatin dhe privilegjin te gjendesha ne krah te qindra burrave dhe grave, te rinjve dhe te rejave, intelektuale dhe njerez te spikatur ne profesionet e tyre, ne mbeshtetje te projektit politik te Ilir Metes, per te krijuar LSI-ne !
Ishim te ndergjegjesuar qe po mbeshtesnim nje force ne opozite dhe jo ne pushtet, por shume te motivuar dhe me besim te padyzuar se vendi kishte nevoje per nje alternative te re, qe te ishte ne opozite me çdo pushtet absolut dhe nje ze ne mbrojtje te interesit kombetar dhe te drejtave te qytetareve te thjeshte !
Koha vertetoi qe ngjarja politike e 6 Shtatorit 2004, ishte vendim i drejte dhe shqiptaret na perkrahen gjithnje dhe me shume, duke e rritur dhe zgjeruar ne çdo vit dhe ne çdo zgjedhje LSI-ne…
Gezuar 13 vjetorin themeluesve dhe çdo anetari dhe simpatizanti qe ju bashkua LSI-se gjate viteve!”, është mesazhi i Yllit. (D.D/Shuplaka)