Dhoma Vendore e Avokateve të Lushnjes ka vendosur mëngjesin e kësaj të premte vijimin e bojkotit të seancave gjyqësore civile, penale dhe masave të sigurimit deri në datën 29 qershor.
Sipas kryetarit të dhomës vendore të avokateve të Lushnjës, Kozma Jano, ky bojkot do të vijoje deri në mbledhjen e ardhshme të Dhomës Kombëtare të avokatisë së Shqipërisë dhe në bazë të vendimit të marrë prej saj do të vendoset nëse bojkoti do te vijoje ose jo.
Avokatët janë shprehur ne unison të plote për vijimin e bojktotit deri në plotësimin dhe realizimin e hartës se re gjyqësore duke kërkuar që Gjykata civile e shkalles se parë të mos lëvizë nga Lushnja. Po sipas Janos, në datën 28 ora 10:30 do të ftohen të gjithë grupet e interesit para Gjykatës të sensibilizohen me kauzën e avokateve e cila përmbush interesat e qytetareve.
“Vendimi që u mor në mbledhjen e sotme të Dhomës Vendore të Avokatëve në Lushnje është vazhdimi i atij vendimi që është marrë për bojkot deri në datën 24, pra deri në datën 29 qershor ne jemi në bojkot. Këtë radhë bojkoti ka dicka më specifike pasi bojkoti do të bëhet edhe ndaj masave të sigurimit, pra këtë radhë jemi në bojkot total. Si dhombë vendore ne marrim informacion për ditë dhe ja përcjellim avokatëve që marrin vendimet e tyre të cilat bëhen së bashku dhe dalim në vendim. Ne jemi të detyruar të bëjmë me dije që jemi një dhomë vendore e avokatëve që mbrojmë interesat tona dhe të qytetarëve ku kanë një kosto të madhe.
Ditën e martë kemi marrë vendim që në datën 28 në orën 10:30 do të bëhet një protestë mbarë popullore. Duam të bëjmë sensibilizimit të mbarë qytetarëve të Lusnjes. Gjithashtu bashkia e Lusnjes po fle për këtë problem, ky është problemi i saj kryesor por nuk i mbron këto interesa”, avokati.