14:49 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

14 fëmijë të infektuar me salmonelë, nis e protesta e prindërve në Gramsh

11:18 | 26/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
14 fëmijë të infektuar me salmonelë, nis e protesta e prindërve në Gramsh

Një protestë po mbahet në Gramsh në lidhje me infektimet e fëmijëve me salmonelë, të paktën 14 prej tyre. Prindërit pritet të mblidhen përpara bashkisë së Gramshit në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kopshtin numër 1 ditën e djeshme.

Në total u morën 79 mostra nga ky kopsht, nga fëmijët, tek edukatorët dhe punonjës nga kuzhina. Një email zyrtar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Gramsh, ku konfirmohet përhapja e infeksionit me ‘Salmonella Enteritidis’ në Kopshtin Nr. 1 të qytetit.

 

 

Deri tani janë identifikuar 14 raste pozitive mes fëmijëve dhe stafit, ndërsa strukturat shëndetësore lokale janë udhëzuar të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin dhe menaxhimin e mëtejshëm të situatës. NJVKSH i bën thirrje të gjitha qendrave shëndetësore dhe Spitalit Bashkiak për bashkëpunim të ngushtë dhe raportim të menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar.

Njoftimi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

Ditët e fundit, në Kopshtin Nr. 1 në qytet janë paraqitur disa raste të fëmijëve me simptoma gastrointestinale (diarre, temperaturë, të vjella, dobësi). Janë marrë masa të menjëhershme për hetimin dhe menaxhimin e situatës nga strukturat përkatëse dhe po vijojnë analizat laboratorike për të përcaktuar shkakun.
Nga 79 persona të depistuar (fëmijë dhe staf), janë identifikuar 14 raste me Salmonella Enteritidis. Prej tyre, 5 raste janë zbuluar nga mostrat për diagnozë dhe 9 raste nga depistimi. Nga 72 ekzaminime të bëra për depistim, 53 kanë rezultuar negativë, 6 nuk kanë pasur rritje bakteriale, dhe 6 janë në pritje të rezultatit. Në këtë kuadër, kërkojmë vigjilencë të shtuar nga të gjitha Qendrat Shëndetësore për:
Vëzhgimin dhe identifikimin e fëmijëve me simptoma të ngjashme.
Raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar pranë NJVKSH Gramsh.
Ndjekjen nga afër të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të Kopshtit Nr. 1, si për ata të prekur, ashtu edhe për ata që kanë rezultuar negativë.
Informimin e komunitetit mbi rëndësinë e higjienës personale dhe ushqyerjes së sigurt të fëmijëve.
Lutemi për bashkëpunim dhe gadishmëri maksimale për ta përballuar këtë situatë me seriozitet dhe profesionalizëm.
NJVKSH Gramsh
Drejtore: Besmira Bracja

Pas

Trump kërkon t’i japë fund luftës në Gaza: Të ndalojë sa më shpejt të jetë e mundur

Para

Prindërit protestë kundër infektimeve me salmonelë: Shteti inekzistent! Askush nuk na ka orientuar si duhet të veprojmë

Para
Prindërit protestë kundër infektimeve me salmonelë: Shteti inekzistent! Askush nuk na ka orientuar si duhet të veprojmë

Prindërit protestë kundër infektimeve me salmonelë: Shteti inekzistent! Askush nuk na ka orientuar si duhet të veprojmë

 



Të Fundit

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, Vance Boelter ende në kërkim, u hoq si polic

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet

Izraeli kryen sulme të reja në Teheran dhe Urmia, vriten 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

FOTO/ Makina futet kundravajtje në një autostradë në Itali duke shkaktuar aksident. Një i vdekur dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë

Mijëra studentë në Mbretërinë e Bashkuar kapen duke kopjuar me ChatGPT, hetimi i Guardian zbulon rreth 7,000 raste të provuara mashtrimi

Akuzohen për spiunazh në favor të Izraelit, Irani arreston dy persona

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, policia publikon akset që do të bllokohen në Tiranë

Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës, BE jep 1 mld euro!

Trump feston 79-vjetorin me paradë, protestuesit: Nuk ka mbret në Amerikë!

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital 70-vjeçarin!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.