Sot në emisionin “Me Xhaxhiun” ka qenë i ftuar kreu i bashkisë së Kolonjës Erion Isai, i cili ka folur rreth punës së tij në këto 4 vite dhe programit në mandatin e ardhëm, të cilin e synon.
Isai tregoi investimet për të cilat ai krenohet, si rruga Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik si edhe bërjen e Kolonjës, në të vetmen bashki në vend me ujë të pijshëm 24 orë.
Mes tjerash tregoi të vetmin premtim që nuk e ka mbajtuar dhe lidhet me fshatin Mollas.
Erion Isai: Është vetëm një, qëndra urbane në fshatin Mollas.
Investimet qe krenihem, rruga Korcë- Ersekë, që me qeverinë e kemi bërë që nga një orë e 5 minuta të jetë 20 minuta, kemi filluar rrugën Ersekë -Leskovik, është rruga më e bukur në Shqipëri, bërjen e të parës bashki në Shqipëri me ujë 24 orë të pijshëm në zonën rurale dhe urbane.
Kanë qenë 22 mijë turistë që kanë fjetur në Kolonjë, në mandt synimi është ta cojmë në 100 mijë.
Ky do të jetë mandati i ekonomisë, të ngremë në nivele ekonominë e njerzve, duke ngritur sisteme. Sepse zoti Kolonjës ia ka dhënë të gjitha dhe ne duhet ta kalojmë në një tjetër nivel. Është nëvojë ulëritëse,
Sakaq ai foli edhe për 4 pikat më të rëndësishme në programin e tij, për mandatin e dytë.
Isai: 4 pika janë të rëndësishme në program
Ekonomia, zhvillimi urban dhe rural, turizmi dhe agroturizmi dhe do të kemi program social unik.
Do ngremë ekipe që të gjithë moshave të treta që nuk kanë fëmijë, bashkia tu asistojë në cdo shërbim.