14 muaj nga vrasja që tronditi Elbasanin në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit të 2021-shit, prokuroria është rikthyer sërish në vendin e krimit, ku si pasojë e përplasjes me armë për qëllime politike mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Burime bëjnë me dije se prokuroria ka rindërtuar skenën e krimit, me qëllim që të ndërtohet një panoramë e qartë të asaj që ndodhi vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve.
Për ngjarjen mbetet në burg si autor i dyshuar ish-efektivi i RENEA-s, shoqëruesi i Gazment Bardhit, Arbën Paplekaj.
Më 21 prill të vitit të kaluar, Elbasani dhe gjithë Shqipëria u tronditën nga një vrasje e ndodhur në qytetin qendror shqiptar.
Arbër Paplekaj, pjesë e një grupi të gatshëm të PD-së, vrau Pjerin Xhuvanin, ish-drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qark dhe plagosi katër të tjerë.
U plagosën me armë Emiljan Prenga 39 vjeçar, Pavlo Vuksani 50 vjeçar, Eltjon Bodinaku 32 vjeçar dhëndri i Pjerin Xhuvanit. E plagosur po ashtu mbeti dhe efektivja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçare.
Ndër ta, edhe një efektive të Forcave Speciale Shqiponja. Akuza u ngritën ndaj 11 personave për ngjarjen e Elbasanit, por 10 prej tyre u liruan disa javë pas ngjarjes.
Vrasja e Xhuvanit ka sjellë akuza të ndërsjellta mes palëve, dhe lidhjet që secila prej tyre përdori për të arritur rezultat të kanaqshëm në qarkun e Elbasanit.
(e.k/faxweb.al)