Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e djeshme, ku kanë pohuar se dhe 14 pacientë janë shëruar nga koromavirusi, pasi kanë rezultuar negativ në të dy testet e kryera.
Në këtë mënyrë numri i personave të shëruar në vendin tonë ka shkuar në 31, mes tyre janë konfirmuar dhe një mjek dhe një infermier të shëruar. Të gjithë këta persona do të vazhdojnë të qendrojnë për 2 javë të izoluar në banesat e tyre, dhe më pas nëse nuk kanë më shenja, mund të konsiderohen plotësisht të shëruar.
Nga ana tjetër një lajm i keq është dhënë mbrëmjen e djeshme ku ndërroi jetë dhe viktima e 7 nga koronavirusi, e cila ishte një 85-vjeçare, e cila kishte qendruar vetëm për disa orë në spital, ku dhe më pas kishte humbur jetën.
E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv, ku dhe më pas ndërroi jetë brenda orësh. Mbetet e paqartë se pse ka pasur një vonesë kaq të madhe në bërjen e testit të moshuarës, sa kohë që gjendja e saj ka qenë e rënduar.
Numri i personave që janë të shtruar në spitalin Infektiv është rritur ndjeshëm, dhe së shpejti mund të nisë dërgimi i pacientëve Covid drejt Sanatoriumit, ku ditë pas dite po bëhet dhe zbrazja e tij nga pacientët e tjerë.
(E.K/Faxweb.al)