Rajoni i Emilia Romanjës në Itali ëshë mbërthyer nga moti i keq teksa numri i viktimave ka shkuar në 14.
Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë, pasi disa persona rezultojnë të zhdukur.
Moti këtë të Premte pati përmirësim, megjithatë punonjësit e emergjencave thonë se ka ende zona ku nuk është ndërhyrë.
Veç përmbytjeve masive, në 48 zona të banuara të Emilia Romanjës janë regjistruar 280 raste të rrëshqitjes së tokës.
Sinoptikanët parashikojnë përkeqësim të situatës, pasi pritet një ciklon i ri që do të godasë gjithë vendin gjatë orëve në vazhdim.