Rreth një orë para fillimit të ceremonisë, Sheshi Shën Pjetër është pothuajse i mbushur me kapacitetin maksimal prej 40 mijë vetash.
Vlerësohet se rreth 100 mijë persona ndodhen tashmë përgjatë rrugës “Via della Conciliazione” dhe në rrugët hyrëse drejt sheshit.
Deri tani, 31 delegacione kanë hyrë në Vatikan. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Menaxhimin e Sigurisë së Ngjarjes pranë Komisariatit të Policisë së Romës.