09:55 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

140 persona të helmuar, Myftaraj gjen ‘’autorin’’: Arrestoni deputetin e PS-së

12:39 | 29/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Skandal, Myftaraj ka bërë shkrime më radikale por Xhafaj s’ka faj, këtë mentalitet e ka nga puna në komunizëm” (VIDEO)

Në një kohë që të gjitha autoritetet po punojnë për zbardhjen e helmimit të pjesëmarrësve në Mitingun e PD-së, Kastriot Myftaraj e ka gjetur ‘’autorin’’ e të gjithë kësaj.

Sipas tij deputeti socialist Ervin Bushati e ka shprehur publikisht dëshirën për ta zhdukur Partinë Demokratike.

‘’Pas hedhjes së një lënde ende të panjohur toksike në mitingun e djeshëm të PD-së, po bën hetime për këtë çështje edhe Drejtoria e Antiterrorit.

Pista e parë që duhet të ndjekë në hetimet e saj kjo drejtori e specializuar është deklarata e deputetit të PS-së, Ervin Bushati, i cili në emisionin televiziv “Dritare” të Rudina Xhungës në Vizion Plus, në 8 maj ka thënë:
“Unë nuk mendoj se do ishte fundi i botës po të zhduket PD nga skena politike, Edhe Partia Demokratike, ashtu si dinozaurët mund të zhduket.”
Kur flitet për zhdukje të dinoazaurëve, flitet për zhdukje fizike. Dinozaurët u zhdukën për shkak të atmosferës toksike që u krijua pas përplasjes së një asteroidi në Tokë dhe këto qënie të mëdha nuk ishin në gjendje të merrnin frymë. A mos është lënda toksike e hedhur në mitingun e PD-së paralajmërim që njerëzit t’ i rrinë larg kësaj partie, se do të zhduken bashkë me të’’, shkruan ndër të tjera Myftaraj.

SHKRIMI I PLOTË I MYFTARAJT:
Për helmin në mitingun e PD-së, Antiterrori duhet të hetojë deputetin e PS-së Ervin Bushati që në 8 maj bëri thirrje për zhdukjen e PD-së, si zhdukja e dinozaurëve

Pas hedhjes së një lënde ende të panjohur toksike në mitingun e djeshëm të PD-së, po bën hetime për këtë çështje edhe Drejtoria e Antiterrorit. Pista e parë që duhet të ndjekë në hetimet e saj kjo drejtori e specializuar është deklarata e deputetit të PS-së, Ervin Bushati, i cili në emisionin televiziv “Dritare” të Rudina Xhungës në Vizion Plus, në 8 maj ka thënë:
“Unë nuk mendoj se do ishte fundi i botës po të zhduket PD nga skena politike, Edhe Partia Demokratike, ashtu si dinozaurët mund të zhduket.”
Kur flitet për zhdukje të dinoazaurëve, flitet për zhdukje fizike. Dinozaurët u zhdukën për shkak të atmosferës toksike që u krijua pas përplasjes së një asteroidi në Tokë dhe këto qënie të mëdha nuk ishin në gjendje të merrnin frymë. A mos është lënda toksike e hedhur në mitingun e PD-së paralajmërim që njerëzit t’ i rrinë larg kësaj partie, se do të zhduken bashkë me të.
Drejtoria e Antiterrorit u përpoq të më arrestonte mua, duke më akuzuar për thirrje për veprime të dhunshme për përmbysjen e rendit kushtetues, sepse unë analizova kërcënimin që iu bë përfaqësueses së Bashkimit Europian në Shqipëri, sipas lajmit që ishte dhënë. Unë nuk bëra gjë tjetër veçse përdora të njëjtën mënyrë si CNN një ditë para se Trump të merrte detyrën e Presidentit, kur CNN tha se çfarë do të ndodhte të nesërmen nëse do të vritej Trump. Unë thjesht analizova se kush mund të ishin vrasësit e mundshëm sipas lajmit që ishte dhënë. Edhe unë si deputeti Bushati kam përdorur fjalën “mund”.
Nëse drejtori i Drejtorisë Së Antiterrorit Gledis Nano, banditi politik me të cilin vetëm sa kam nisur të merrem, nëse oficerët e Policisë Gjyqësore të atashuar pranë kësaj Drejtorie, polici militant narkopolitik Armir Shaholli dhe Elson Malaj, do të përdornin të njëjtin standard, duhet të kishin nisur hetimet edhe ndaj deputetit Bushati dhe eventualisht të kërkonin autorizim për arrestimin e tij.
Partitë politike të regjistruara ligjërisht janë pjesë e rendit kushtetues, e një shtylle të tij që është pluralizmi politik dhe që ka mbrojtje të posaçme sipas nenit 3 të Kushtetutës në fuqi.
Pas artikullit tim nuk ndodhi asnjë akt dhune ndaj përfaqësueses së BE në Shqipëri. Ndërsa pas deklaratës së deputetit Bushati ndodhi një akt dhune ndaj partisë për të cilën u paralajmërua zhdukja fizike.
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, i emëruar për të bërë rolin e garantit në zgjedhje, duhet të thërresë në raport Drejtorin e Antiterrorit, që është vartës i tij dhe ta pyesë se përse nuk bën hetime për këtë çështje duke ruajtur të njëjtin standard që ka përdorur në raste të tjera. Nëse jo, emërimi i këtij ministri do të ketë vlerë vetëm për pasurimin e CV-së së tij. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Etiketa: deputeti socialistervin bushatikastriot myftaraj
Pas

Vasili takim me kreun e misionit të OSBE-së: Zgjedhjet të zhvillohen në një klimë të qetë

Para

Degjeneron në sherr me thika konflikti mes nxënësve në Korçë, 2 të plagosur (DETAJE)

Para
Degjeneron në sherr me thika konflikti mes nxënësve në Korçë, 2 të plagosur (DETAJE)

Degjeneron në sherr me thika konflikti mes nxënësve në Korçë, 2 të plagosur (DETAJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trajneri i ri te Milani, Igli Tare ka një emër të preferuar

Stadiumi kombëtar i dënuar nga FIFA, mbi 250 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Leverkusen josh Fabregas, Ten Hag mbetet plan B

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, vazhdon sot gjykimi për ngjarjen e rëndë

Man. City fiton me tre gola në lamtumirën e De Bruyne, merr vendin e tretë në Premier League! Tri pikë për Palace

26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Marco Rubio mohon planet e dyshuara të SHBA-së për të deportuar banorët e Gazës në Libi

Goditet rrjeti i drogës Ballkan-Itali: Në pranga edhe administratori i një kompanie transporti

Alarmi për eksploziv në sheshin përgjatë Velierës në Durrës, perimetri i sigurisë u ruajt gjithë natën, sot forcat xheniere kryen shpërthim të kontrolluar

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Patos, 45-vjeçari tenton të vrasë bashkëshorten

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.